Fjala e Deputetit të LSI-se

Fjala e Deputetit të LSI-se

Fjala e Deputetit të LSI-se z. Nasip Naço mbajtur sot në Parlament.

E nderuara Z.kryetare !
Të nderuar Z.deputet !
Kjo mazhorance ku në përbërje të saj është edhe LSI ka përpara saj sfida  të mëdha  të cilat po i përballon me sukses në luftën e saj për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar .
Këto sfida para kësaj mazhorance e përbërë jo si koalicion numrash siç ka qef ta pagëzoj opozita  por një mazhorancë me ndërthurje programesh dhe nuk po bëhet me mjete demagogjike por me nisma konkrete të cilat  synojnë përmirsimin e kuadrit ligjor që normojnë procedurat e sekuestrimit dhe konfiskimit të aseteve të paligjshme të krijuara nga krimi i organizuar si një mjet efikas për goditjen dhe parandalimin e tij. Por çfar ndodhi me marjen e kësaj nisme nga mazhoranca !
Menjëherë opozita bojkotuese dhe protestuese dhe “ levat e saj të pavarura “ duke mos marrë pjesë në komisione apo parlament nismën e kësaj mazhorance kanë  filluar ta quajnë antikushtetuese dhe po ushqejnë opinionin publik se po tentohet të preken të drejtat dhe liritë e individit në Shqipëri.Unë duke përfituar nga rasti  në emër të grupit parlamentar të LSI i bej me dije dhe e garantoj si opozitën bojkotuese dhe protestuese dhe qytetarët e Republikës së Shqipërisë se ligji që pritet të miratohet  “ nuk do të jetë kundër individit me standard të pajustifikuar jetese por ndaj atij individi të dyshuar se është pjesë e krimit të organizuar  dhe vetëm ndaj pasurisë që ai ka vënë në mënyrë të  paligjshme sipas këtij ligji “.

Ne sot jemi në një ekonomi tregu dhe qëllimi i kësaj mazhorance është rritja e standardit të jetesës për të gjithë qytetarët e vet dhe do të vazhdojë  të jetë edhe në të ardhmen  rritja e standardit të jetesës në përputhje me ligjet e këtij vendi të përafruara me legjislacionin e  Bashkimit Europian.
Kjo garanci del qartë nga përmbajtja e këtij projektligji që pritet të miratohet pasi në çdo rast si për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë është gjykata dhe vetëm gjykata ajo që do ti garantojë çdo individi të drejtat e tij të fituara në rrugë të ligjshme.
Verifikimet hetimet si nga policia gjyqësore dhe nga prokuroria apo dhe gjykimi nga gjykata e shkallës së parë të krimeve të rënda apo e apelit të krimeve të rënda do të mbështeten te ky ligj dhe do të plotësohen nga rregulla të përcaktuara dhe të  normuara në Kodin e Procedurës Penale dhe në Kodin e Procedurës Civile .Ky projektligj  i cili  pa ekuivok do të jetë mjet i fuqishëm në goditjen dhe parandalimin e krimit të organizuar nëpërmjet marrjes së masave parandaluese  ndaj pasurisë  dhe do të shërbejë edhe për plotësimin e një nga kushteve më të rëndësishme në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe të liberalizimit të vizave aspirata këto si nga opozita nga mazhoranca dhe nga të gjithë Shqiptarët!Duke qënë se ky projektligj “ për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar  “ që pritet të miratohet është në përputhje të plotë me dispozitat kushtetuese  dhe të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut përfitoj edhe një herë nga rasti nga kjo sallë  që ti bëj edhe një herë thirrje opozitës bojkotuese dhe protestuese lidershipit të saj dhe atyre deputetëve që kanë një eksperiencë të gjatë parlamentare të zënë vendet e tyre ne parlament dhe të japin kontributin e tyre  dhe te mos ngelen peng e një dy apo tre personave qe për interesa te ngushta personale te tentojnë te pengojnë  integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe të liberalizimit të vizave.

0x323030392d31312d3032 FJALIME 17:10)