Fillon tërheqja e kandidatëve të pavarur. Tërhiqet nga kandidimi për Kryetar Bashkie në Lezhë

Fillon tërheqja e kandidatëve të pavarur. Tërhiqet nga kandidimi për Kryetar Bashkie në Lezhë

” Fillon tërheqja e kandidatëve të pavarur. Tërhiqet nga kandidimi për Kryetar Bashkie në Lezhë Bardhok Frroku. Pritet të tërhiqen edhe kandidatë të tjerë të pavarur këto dy ditë Fillon tërheqja e kandidatëve të majtë në spektrin e majtë të politikës. Pas thirrjeve të bëra nga krerët e partive të koalicionit të majtë për tërheqjen e kandidatëve të pavarur në mënyrë që ata të mos përçanin votat e të majtës së bashkuar dhe të bashkoheshin me Berishën kandidatët e pavarur reflektuan duke filluar tërheqjen e tyre. Kështu dje ka deklaruar publikisht tërheqjen e tij kandidati i pavarur në Lezhë Bardhok Frroku. Tërheqjen e tij Frroku e ka bërë të ditur në një konferencë të përbashkët për shtyp me kandidatin e koalicionit të majtë Viktor Tusha. Gjatë këtij komunikimi për publikun Bardhok Frroku ka kërkuar që të gjithë votat e elektoratit të majtë por edhe të gjithë qytetarëve të Lezhës duhet të jenë për kandidatin e koalicionit të majtë Viktor Tusha.

Ndërkaq pritet tërheqja edhe e kandidatëve të tjerë të pavarur që rrezikojnë përçarjen e votave të së majtës së bashkuar dhe favorizimin si pasojë të Berishës.

0x323030372d30322d3135 AKTIVITETE 13:4)”