Festohet 64 –vjetori i Çlirimit të Skraparit. Merr pjesë edhe Kryetari i LSI

Festohet 64 –vjetori i Çlirimit të Skraparit. Merr pjesë edhe Kryetari i LSI

” Festohet 64 –vjetori i Çlirimit të Skraparit. Merr pjesë edhe Kryetari i LSI deputeti i zonës z.Ilir Meta Meta: Jo rastësisht i përkujtojmë sot 124 martirët e kësaj krahine në ditën e Çlirimit të Skraparit pasi masakra e nazistëve ndaj banorëve të kësaj zone ishte një hakmarrje ndaj zonës së parë të çliruar në vend nga forcat partizane. Por ky genocid ndaj njerëzve të pafajshëm nuk e trembi aspak popullin e Skraparit

Sot në Skrapar u zhvilluan disa aktivitete me rastin e 64-vjetorit të çlirimit të këtij rrethi. Në këto aktivitete mori pjesë edhe Kryetari i LSI-së deputeti i Skraparit z.Ilir Meta.

Gjatë paradites veteranë të rinj dhe të reja përfaqësues të pushtetit lokal të Skraparit dhe të qarkut të Beratit vendosën tufa me lule dhe kurora në qytetin e Çorovodës. Një kurorë vendosi edhe deputeti i Skraparit Meta.

Po sot në Leshnjë të Skraparit u përurua Memoriali në nderim të 124 martirëve të kësaj zone të cilët u vranë nga pushtuesit nazistë gjatë operacionit të dimrit. Kjo ceremoni e organizuar nën kujdesin e deputetit të Skraparit Ilir Meta evokoi një nga krimet më të mëdha të pushtuesve nazistë siç është vrasja e 124 njerëzve të pafajshëm nga Vlusha Krushova Leshnja Potomi etj si një hakmarrje e dëshpëruar e pushtuesve nazistë ndaj qëndresës heroike të popullit patriot të Skraparit.

Duke folur me këtë rast në prani të qindra pjesëmarrësve Kryetari i LSI z.Meta theksoi se jo rastësisht i përkujtojmë sot 124 martirët e kësaj krahine në ditën e Çlirimit të Skraparit pasi masakra e nazistëve ndaj banorëve të kësaj zone ishte një hakmarrje ndaj zonës së parë të çliruar në vend nga forcat partizane. Por ky genocid ndaj njerëzve të pafajshëm nuk e trembi aspak popullin e Skraparit sepse vetëm pak javë më vonë këtu në Vlushë u krijua një nga formacionet më të lavdishme të forcave partizane Brigata 7 Sulmuese.

Po sot pasdite në Pallatin e Kulturës në Çorovodë u organizua një aktivitet me qindra pjesëmarrës. Gjatë këtij aktiviteti u paraqit një film dokumentar për jetën dhe veprën e heroit të popullit Zylyftar Veleshnja. Në mënyrë të veçantë për kontributin e këtij heroi por dhe të gjithë popullit të Skraparit foli poeti i mirënjohur Xhevahir Spahiu.   0x323030362d30392d3036 AKTIVITETE 13:51)”