Erisa Xhixho

Erisa Xhixho

” Erisa Xhixho kandidatja për Njësinë Bashkiake nr. 5 takim me banorët e kësaj njësie.

Xhixho: “ 8 maji sfida e të gjithëve për të ndërtuar diçka bashkë”

Angazhim dhe mbështetje duke qëndruar pranë dhe duke i dhënë zgjidhje të menjëhershme halleve dhe shqetësimeve të tyre kjo është ajo që kandidatja për Njësinë Bashkiake numër 5 në Kryeqytet Erisa Xhixho  ka premtuar banorëve të kësaj njësie.

Prej vitesh banorët e kësaj lagjeje vuajnë mungesën e një ambienti çlodhës për të moshuarit por dhe fëmijët e tyre prandaj gjatë takimit që Xhixho ka zhvilluar e ta ata kanë kërkuar ndihmë për këtë situatë ku territori pranë pallateve të tyre është kthyer veçse në një parkim për makinat që kalojnë aty rastësisht.

Nga ana tjetër Xhixho ka theksuar se 8 maji do të jetë pikërisht zgjidhja e problemeve dhe halleve të qytetarëve e cila do të jetë një sfidë e të gjithëve për të ndërtuar diçka bashkë. Pasi sipas saj këto zgjedhje nuk janë zgjedhje politike por janë zgjedhje për qytetarin për zgjidhjen e halleve dhe problemeve të tyre. Xhixho ka premtuar se dëgjimi i halleve të qytetarëve nuk është vetëm pjesë e fushatës por kjo gjë do të vazhdojë dhe në ardhmen dhe pas 8 majit në këtë mënyrë çdo gjë do të marri zgjidhje të menjëhershme.

“Obligimi dhe angazhimi im maksimal do jetë të çliroj gjithë hapësirat publike që t’i vëmë në dobi tuajën. Çlirojmë këto hapësira çlirojmë dhe stresin tuaj për ambiente çlodhëse për ambiente për fëmijët tuaj dhe për nipërit tuja për t’i çliruar nga çdolloj stresi dhe për t’i menaxhuar këto hapësira që kanë ngelur. Kjo besoj se është një nga detyrat kryesore që kryen bashkia që t’ju japë ju një mundësi për t’u qetësuar për t’u relaksuar për të ndenjur me nipërit dhe mbesat tuaja” u shpreh Xhixho.

Duke mbetur nw kwto argumenta Xhixho u shpreh se- ka një projekt dhe një ide shumë të mirë se si mund ta zgjidhim këtë çështje. Unë kam një angazhim shumë të madh që është dhe problemi juaj i përditshëm që e kam hasur dhe nga shumë banorë në takimet e mia është dhe çlirimi i një kapitali shumë të madh që do të ndodhë me zgjidhjen përfundimtare të hipotekave që është këtu afër jush.

Me çlirimin e këtij kapitali do të bëhen të mundura investime më të mëdha që do të thotë se biznese të reja do të hapen kjo do të bëjë të mundur që të punësohen dhe njerëz të rinj dhe njerëz të cilët do të mund të krijojnë një kapital të tyren dhe për familjen e tyre.

“Unë jam e një e re por që mendoj se kjo është një betejë për hallet dhe për zgjidhjen e tyre për zgjidhjen e problemeve tona të përditshme dhe unë si banore e kësaj zone jam shumë e angazhuar që kandidatura ime të mos jetë thjesht një sfidë e imja sepse kjo nuk është një sfidë e Erisa Xhixhos është sfida e të gjithëve ne për të ndërtuar diçka bashkë” tha mw tej ajo.

0x323031312d30342d3231 AKTIVITETE 215851_202982569735946_195255620508641_587881_4642299_n.jpg 12:52)”