Erisa Xhixho: Votimi i ligjit për Zonat e Mbrojtura me pasoja të rënda. Presidenti të mos e dekretojë.

Erisa Xhixho: Votimi i ligjit për Zonat e Mbrojtura me pasoja të rënda. Presidenti të mos e dekretojë.

Disa ditë më parë, grupi i deputetëve të maxhorancës votoi verbërisht Ligjin për Zonat e Mbrojtura, duke i hapur udhë në këtë mënyrë shkatërrimit për interesat klienteliste të oligarkëve të pushtetit të pasurisë kombëtare.

Me këtë ligj zonat e mbrojtura, do të shndërrohen në sheshe ndërtimi për resorte, komplekse pallatesh apo biznese, shumica e të cilave do të vihen në shërbim të pastrimit të parave të krimit e korrupsionit.

Në dëm të interesit publik dhe atij kombëtar, në kundërshtim të plotë me Bashkimin Europian, shoqërinë civile, organizatat mjedisore dhe opozitën, ky ligj nuk është veçse zgjatim i ligjeve të tjerë të së njëjtës filozofi qeverisëse që frymëzohet, financohet dhe iu shërben interesave të babëzisë kriminale të një grushti oligarkësh.

Së pari, kompetencat i kalojnë Këshillit Kombëtar të Territorit duke iu hequr Ministrisë së Mjedisit.

Së dyti, lejohen investimet strategjike dhe kategoritë e investimeve strategjike si resorte e biznese shërbimi etj.

Falë ligjit të ri, nuk do të ketë më zona të mbrojtura. Pra, mund të ndërtohet në Butrint, Karavasta, Mal të Dajtit apo në Liqenin e Ohrit.

Ligji largon ekspertët nga vendimmarrja dhe e kalon atë tek Këshilli i Ministrave.

Qeveria që u krenua me 10 milionë turistët e sezonit që lamë pas kërkon të shkatërrojë pikërisht atë që i tërheq turistët në Shqipëri: pasuritë natyrore të saj.

E njëjta maxhorancë që dy vjet më parë i hapi ditën jeshile grabitjes së portit të Durrësit, apo që më parë shkatërroi Lagunën e Nartës me aeroportin e Vlorës që mund të ndërtohej shumë mirë diku tjetër, kërkon të legalizojë shkatërrimin e zonave të mbrojtura, duke u dhënë mundësinë investitorëve të saj strategjikë t’i shndërrojnë ato në gjenerues fitimi apo lavatriçe parash të pista.

Pavarësisht se delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë kërkoi transparencë dhe konsultim me palët e interesuara, duke deklaruar se : “Në kuadrin e negociatave të anëtarësimit, miratimi i ligjeve mbi çështje që mbulohen nga legjislacioni i BE-së, presupozon konsultim publik të mirëfilltë dhe gjithëpërfshirës, si dhe një proces të parashikueshëm dhe transparent”, maxhoranca në pushtet nuk u ndal.

Përveçse shkel MSA-në dhe konventat e tjera për mbrojtjen e natyrës, ky ligj është i papajtueshëm me Kushtetutën. Mbrojtja e mjedisit është një objektiv kryesor shoqëror dhe një detyrim i përcaktuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Partia e Lirisë dhe opozita do të vijojë të jetë në koordinim me shoqërinë civile dhe ekspertët e mjedisit, në mbështetje të kërkesave të tyre.

Në këto kushte, ne i kërkojmë publikisht Presidentit të Republikës që në përputhje me autoritetin që i jep Kushtetuta të mos e dekretojë ligjin klientelist të maxhorancës, për të dëshmuar në këtë mënyrë jo vetëm se nuk është një shtojcë e pushtetit të saj, por mbi të gjitha, të mbrojë nga barbaria pasuri të parikthyeshme më e të krijuara në mijëra vjet, te cilat ne e kemi për detyrë t’ua lemë brezave të ardhshëm të paprekura njësoj siç na i kanë lënë ne paraardhësit tanë.

Tags:
,


casibom giriş casibom casibom retcasino retcasino retcasino retcasino retcasino holiganbet holiganbet giriş holiganbet güncel giriş retcasino giriş retcasino giriş retcasino giriş retcasino retcasino giriş casibom holiganbet holiganbet giriş retcasino rbet rbet giriş retcasino hakkında retcasino giriş retcasino bonuslar retcasino güvenilirmi marsbahis marsbahis giriş casibom hacklink satın al retcasino casibom retcasino hacklink satın al hacklink satış hacklink satın al hacklink market retcasino retcasino hacklink satın al hacklink satın al