26 Feb Erisa Xhixho: Votimi i ligjit për Zonat e Mbrojtura me pasoja të rënda. Presidenti të mos e dekretojë.
Disa ditë më parë, grupi i deputetëve të maxhorancës votoi verbërisht Ligjin për Zonat e Mbrojtura, duke i hapur udhë në këtë mënyrë shkatërrimit për interesat klienteliste të oligarkëve të pushtetit të pasurisë kombëtare. Me këtë ligj zonat e mbrojtura, do të shndërrohen në sheshe ndërtimi...