Erisa Xhixho: LSI Projekte konkrete për integrimin e romëve

Erisa Xhixho: LSI Projekte konkrete për integrimin e romëve

” Erisa Xhixho: LSI Projekte konkrete për integrimin e romëve

Kandidati I koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për Bashkinë e Tiranës z. Lulëzim Basha së bashku me kandidaten Erisa Xhixho për njësinë bashkiake nr.5 kanë zhvilluar një bashkëbisedim me komunitetin rom në këtë njësi.

Gjatë fjalës së saj kandidatja e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” Erisa Xhixho duke falënderuar të pranishmit në këtë aktivitet u shpreh se – komuniteti rom do të jetë në vëmendjen e programit të saj sepse sikurse e tha dhe vetë Xhixho ajo do të jetë gjithmonë avokatja e tyre avokate për zgjidhjen e problemeve dhe shqetësimeve që ata kanë.

  Ashtu sikurse në programin tim parashikoj t’i jap zgjidhje shumë problemeve që ka kjo njësi bashkiake sikurse janë problemet e infrastrukturës problemi i kanalizimeve të ujërave të zeza furnizimi me ujë të pijshëm  hapësirat e blerta etj unë tha kandidatja e “Aleancës për Qytetarin” kam parashikuar ti jap zgjidhje dhe problemeve me të cilat ju ndesheni çdo ditë.

Së bashku me Kryetarin e ri të Bashkisë së Tiranës z. Lulëzim Basha dhe në partneritet të ngushtë me qeverinë tha Erisa Xhixho kemi një plan konkret për këtë komunitet.

 Duke vijuar më tej në shpalosjen e planit të veprimit për këtë komunitet Erisa Xhixho tha se’- se  ne  kemi një projekt për përmirësimin e jetës së romëve duke investuar në strehimin dhe integritetin e tyre.

Duke mbetur në këto argumenta Xhixho ka theksuar se LSI asnjëherë nuk ka dal para qytetarëve pa një plan konkret edhe këtë herë tha ajo” LSI-ja në programin e saj që ofron për qytetarët në këto zgjedhje janë tepër konkrete janë programe që krijojnë vende pune dhe ndihmojnë biznesin.

Sipas Xhixhos- LSI-ja vjen në këto zgjedhje duke parashikuar të krijojë  11 qendra trajnimi profesionale  ku të rinjtë mos  të enden si të pa punë por duke përvetësuar një profesion ata mund t& LSI-ja tha Erisa Xhixho parashikon të hap 8 shkolla të reja në Tiranë duke punësuar 320 mësues të rinj dhe duke ulur numrin e nxënësve nëpër shkollat e Kryeqytetit por gjithashtu ne kemi dhe një plan të ri që ka të bëjë me kreditimin e 2 mijë bizneseve të vogla e të reja që nëpërmjet mbështetjes dhe kryetarit të ri të Bashkisë së Tiranës ne tha Xhixho jo vetëm do të hapim këto biznese por edhe do të punësojmë qindra punonjës të cilët sot nuk kanë asnjë punë dhe nuk kanë të ardhura  për familjet e tyre.

0x323031312d30342d3138 AKTIVITETE DSC09864.jpg 14:4)”