08 Mar Erisa Xhixho: 8 Marsi, ditë proteste dhe reflektimi!
Më shumë se 160 gra të vrara në 14 vitet e fundit në Shqipëri.
Mbi 2 mijë kërkesa për urdhra mbrojtjeje gjatë vitit që lamë pas
Fatkeqësisht jetojmë në një shoqëri të dhunshme dhe viktima e parë e kësaj dhune është gruaja.
Mundësitë për punësim janë më të vogla për gratë sesa për burrat. Për gratë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 70,2%, ndërsa për burrat ky tregues është 81,7%.
Rritja e kostove të jetesës për shkak të inflacionit ka rënduar më shumë mbi gratë, sidomos për gratë kryefamiljare.
Mijëra gra dhe vajza janë detyruar të emigrojnë vitet e fundit në kërkim të shpresës.
Sot është një moment reflektimi për mundësitë që duhen shfrytëzuar për t’ua bërë grave jetën më të mirë.
Fuqizimi i rolit të gruas, mbështetja në karrierë, përkrahja ekonomike dhe përfshirja në vendimmarrje janë mekanizmat përmes të cilave do ta bëjmë shoqërinë më të mirë.
Bashkë jemi më të forta, bashkë e bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë.