Endrit Braimllari: LRI

Endrit Braimllari: LRI

” Endrit Braimllari: LRI propozim Bashkisë së Vlorës për hartimin dhe implementimin e Kartës së Studentit

Ditën e shtunë u organizua në qytetin e Vlorës një takim me të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim të këtij qyteti. Të pranishëm ishin Kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim për Tiranën Endrit Braimllari si dhe kryetari i LSI-së së Vlorës Shkëlqim Selami. Në fjalën e tij z. Braimllari u shpreh se Lëvizja Rinore për Integrim nëpërmjet përfaqësuesve të saj në Këshillin Bashkiak të Vlorës do të ndërmarrë një nismë për hartimin dhe implementimin në këtë qytet të Kartës së Studentit. “Unë dua të ndalem në një moment tepër të rëndësishëm të Lëvizjes Rinore për Integrim në një moment jashtëzakonisht pozitiv për kontributin e të rinjve të LRI-së.

 Ju e dini shumë mirë që përfaqësuesit e LRI-së në Këshillin Bashkiak në Tiranë janë më shumë se 50% të këshilltarëve që ka LSI-ja nga 5 të tillë 3 janë nga Lëvizja Rinore për Integrim. Nëpërmjet këtij përfaqësimi ne kemi hartuar politika në shërbim të të rinjve të kryeqytetit dhe kemi dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për hartimin dhe implementimin e kartës së studentit në Tiranë. Atë punë të mirë që kemi bërë në Tiranë me propozimin që i kemi bërë Këshillit Bashkiak dhe me propozime që janë marrë në shqyrtim edhe nga Kryetari i Bahkisë ne kërkojmë që të gjithë së bashku me të rinjtë e Vlorës të punojmë dhe të hartojmë një propozim drejtuar Këshillit Bashkiak dhe Kryetarit të Bashkisë së Vlorës që të fillohet në mënyrë urgjente hartimi dhe implementimi i Kartës së Studentit edhe këtu në Vlorë. Është shumë e rëndësishme që të rinjtë vlonjatë ta kenë një kartë të tillë sepse u vjen jashtëzakonisht në ndihmë të studimeve të tyre.

Ne do të fillojmë në mënyrë urgjente që këshilltarët tanë në Vlorë të ushtrojnë presion pozitiv në këtë drejtim. Tashmë e kemi një model nga Tirana të cilin duhet ta shtrijmë në Vlorë dhe në të gjithë qytetet studentore në të gjithë vendin” tha ai. Kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim për Kryeqytetin tha ndër të tjera se të rinjtë e Vlorës duhet të bëhen pjesë e aktiviteteve të LRI-së në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë. “Vetëm disa ditë më parë Lëvizja Rinore për Integrim e Tiranës doli me një axhendë për 100- vjetorin e Pavarësisë një vit jubilar në historinë e kombit një vit i shënuar i cili fillon nga Vlora sepse Vlora është simbol i Pavarësisë. Ne do të hartojmë një sërë aktivitetesh të cilat do të jenë për këtë vit jubilar për mbarë kombin. Prandaj i bëjmë thirrje jo vetëm LRI-së së Vlorës por të gjithë të rinjve të qytetit tuaj që të bëhen pjesë e këtyre aktiviteteve të LRI-së në të gjithë vendin” tha Endrit Braimllari.

0x323031322d30332d3034 AKTIVITETE 18:5)”