Endrit Braimllari: LRI lançon nismën “Të ecim më shpejt për një Shqipëri më të pastër”

Endrit Braimllari: LRI lançon nismën “Të ecim më shpejt për një Shqipëri më të pastër”

” Endrit Braimllari: LRI lançon nismën “Të ecim më shpejt për një Shqipëri më të pastër”

Lëvizja Rinore për  Integrim lançoi sot nismën e saj më të re “Të ecim më shpejt për një Shqipëri  më të pastër”. Kjo nismë është lançuar në kuadër të Javës Europiane të Lëvizjes. Lëvizja Rinore për Integrim në kuadër të aktiviteteve për këtë javë shumë të rëndësishme për mjedisin organizoi sot një aktivitet në bashkëpunim me “Ecovolis” ku qindra të rinj të Lëvizjen Rinore për Integrim lëvizën në të gjithë Tiranën për të sensibilizuar qytetarët për tu kujdesur më shumë për mjedisin që i rrethon. 
Kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim Endrit Braimllari në një prononcim për mediet u shpreh se Lëvizja Rinore për Integrim do të jetë gjithmonë një forum rinor  i cili do të ndërmarrë fushata sensibilizuese në mbrojtje të ambientit për një Shqipëri sa më të pastër dhe ekologjike. Sipas tij qytetarët duhet të sensibilizohen që të përdorin më pak automjetet e tyre të rrisin përdorimin e biçikletave dhe transportit publik.  “Sot Lëvizjen Rinore për Integrim lançon nismën e saj më të re “Të ecim më shpejt për një Shqipëri më të pastër”. 
Kjo nismë lançohet në një javë shumë të rëndësishme pasi kjo është Java Europiane e Lëvizjes. Ne këtë nismë e bëjmë në bashkëpunim me “Ecovolis” e cila përfshin jo vetëm Tiranën por të gjithë Shqipërinë. Në shprehim bindjen e plotë se Lëvizja Rinore për Integrim do të jetë gjithmonë një forum rinor  i cili do të ndërmarrë fushata sensibilizuese në mbrojtje të ambientit për një Shqipëri sa më të pastër dhe ekologjike. Ne mendojmë se të rinjtë janë ato të cilët mund të sjellin ndryshimin dhe kjo lëvizje duhet të fillojë nga të rinjtë pasi ne duhet të përdorim më pak automjetet tona duhet të rrisim përdorimin e transportit publik të rrisim përdorimin e biçikletave sepse kjo bëhet për një qytet më të pastër bëhet për një Shqipëri më të pastër” tha ndër të tjera kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim Endrit Braimllari. 

0x323031322d30392d3231 AKTIVITETE Endrit Braimllari- LRI lançon nismën “Të ecim më shpejt për një Shqipëri më të pastër”.jpg 16:20)”