17 Feb Endrit Braimllari: LRI
Posted at 22:56h
in Archived Articles
” Endrit Braimllari: LRI strategji dhe politika për promovimin e talenteve të reja
LRI Shkodër aktivitete të ndryshme sportive
Endrit Braimllari: LRI strategji dhe politika për promovimin e talenteve të reja
Lëvizja Rinore për Integrim e Shkodrës organizoi këtë fundjavë një sërë aktivitetesh sportive ku qindra të rinj nga i gjithë rrethi morën pjesë dhe garuan në disiplina të ndryshme sportive si tenis futboll volejboll basketboll etj. Në këtë aktivitet mori pjesë dhe kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim Endrit Braimllari i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Rinore për Integrim Bruno Liço dhe anëtari i Kryesisë Elis Rakipaj. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin gjithashtu edhe e deleguari i LSI-që për Qarkun Shkodër Gëzim Podgorica Kryetari i LSI-së për Rrethin Shkodër Nikolin Dedvukaj si dhe kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim të Shkodrës
Rozafa Zmijani. Në një prononcim për mediat e pranishme në kompleksin sportiv “Zmijani” në Shkodër kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim Endrit Braimllari u shpreh se LRI do të hartojë strategji dhe politika të cilat do të bëjnë të mundur promovimin e talenteve të reja në të gjitha fushat. Z. Braimllari deklaroi se ky është një mesazh i qartë për klasën politike pasi jeta nuk është vetëm politike por është edhe sport art e kulturë. “Sot jemi në Shkodër me Lëvizjen Rinore për Integrim të qytetit të Shkodrës në një aktivitet sportiv e social.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të një sërë aktivitetesh që LRI po organizon në të gjithë Shqipërinë. Duhen vlerësuar këto të rinj të qytetit të Shkodrës vajza dhe djem të cilët kanë marrë përsipër iniciativën e organizimit të një aktiviteti të tillë sepse sporti është tepër i rëndësishëm për të rinjtë. Është sporti ai që na mban të bashkuar është sporti ai që bën një rini aktive dhe të shëndetshme por mbi të gjithë është sporti ai që e mban rininë larg veseve. LRI do të hartojë një sërë strategjish në shërbim të të rinjve në shërbim të sportit por mbi të gjitha një strategji në shërbim të talenteve të reja pasi ne shohim që jo vetëm në Shkodër por në të gjithë qytetet e Shqipërisë ne kemi një sërë talentesh të reja të cilët duhen promovuar duhen vlerësuar sepse ato janë një vlerë e shtuar për vendin tonë. Ky është një mesazh i qartë për klasën politike pasi jeta nuk është vetëm politike por është edhe sport art e kulturë. Lëvizja Rinore për Integrim në ditët në vazhdim do të zhvillojë një sërë aktivitetesh të tilla. Duke ju falënderuar shumë për pjesëmarrjen dua të falënderoj të gjithë organizatorët e këtij aktiviteti shumë të bukur dhe shpresoj që të shihemi në takime të tjera” tha ndër të tjera kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim Endrit Braimllari.
0x323031322d30392d3233 AKTIVITETE DSC01645.jpg 16:13)”