16 Feb Edmond Panariti inspekton rrugët e Njësisë nr.1 në Tiranë
Posted at 03:40h
in Archived Articles
” Edmond Panariti inspekton rrugët e Njësisë nr.1 në Tiranë
Kryetari i Komitetit Drejtues Kombëtar (KDK) Prof. Dr. Edmond Panariti në vazhdën e takimeve paraelektorale ka inspektuar sot rrugët e prishura në Njësinë nr. 1 në Tiranë. Duke bashkëbiseduar me qytetarët e zonës z. Panariti është ndalur në rrugën “Sadik Petrela” ku është njohur nga afër me problematikat që shoqërojnë jetën e këtyre banorëve.
Qëllimi i këtyre takimeve në zona të ndryshme të Kryeqytetit sipas z. Panariti ka si qëllim hartimin e planit të LSI-së për rregullimin e infrastrukturës së Kryeqytetit.
Duke dëgjuar me vëmendje shqetësimet e banorëve të zonës z. Panariti shprehu angazhimin e LSI-së për zgjidhjen e këtyre problemeve që janë tepër shqetësuese për komunitetin e kësaj zone.
Në këtë linjë z. Panariti tha se- gjendja e kësaj rruge është vërtetë për të ardhur keq sepse nuk kërkohet investime të mëdha por kërkohet vetëm një angazhim më serioz nga Bashkia e Tiranës për të siste gjendja është rënduar" pohoi Panariti.
Sipas tij Rama ka 10 vjet që drejton Kryeqytetin e Shqipërisë dhe nuk ka sjellë asgjë të re përkundrazi ka përkeqësuar jetën e qytetarëve s'ka sipërfaqe të gjelbëruara dhe ka ndotje të madhe mjedisi” tha Panariti.
Këto pamje me të cilët banorët e Kryeqytetit ndeshen sot dita-ditës janë të denja për një vend të botës së tretë dhe jo për një vend që aspiron të integrohet në Bashkimin Europian nënvizoi ai.
Duke vlerësuar angazhimin e treguar nga LSI-ja qytetarët u shprehën se kjo rrugë është kthyer për ta në një shqetësim dhe makth të përditshëm. Ata kanë pohuar se është bërë thuajse e pakalueshme edhe nga këmbësorët. "Kemi frikë të nxjerrim fëmijët në rrugë apo t'i dërgojmë vetëm në shkollë sidomos në ditët me shi.
Kjo rrugë është bërë e pakalueshme për ne dhe të mos flasim pastaj për kalimin e makinave gjë e cila është e pamundur" shprehen banorët.
Sipas tyre ndërhyrja e fundit për rregullimin e këtij aksi është bërë vetëm dy vjet më parë dhe sot ajo është krejtësisht jashtë funksionit. Ata habiten me faktin se si një rrugë e rregulluar jo shumë kohë më parë të jetë në gjendje skandaloze. Kjo dëshmon më së miri punën skandaloze dhe pa cilësi të bërë nga minibashkia nr.1.
0x323031312d30332d3130 Edmond Panariti inspekton rruget.jpg 14:08)”