Dy deklarate per shtyp mbajtur nga Nenkryetari i LSI-se

Dy deklarate per shtyp mbajtur nga Nenkryetari i LSI-se

Dy deklarate per shtyp mbajtur nga Nenkryetari i LSI-se Dritan Prifti dhe Filloreta Kodra Dritan Prifti: LSI po ndjek me shqetësim të madh zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me rritjen e barrës fiskale mbi biznesin e vogël në vend. Qeveria po klasifikon në mënyrë të dhunshme shumë aktivitete të biznesit të vogël duke i kaluar ato në biznes të madh. Në këtë mënyrë biznesit të vogël po i 30-fishohet barra fiskale. Në krahasim me një vit më parë rreth 2000 biznese të vogla do paguajnë rreth 30 herë më shumë taksa. Nëse në 2005 një biznes i vogël paguante një taksë vendore simbolike prej 30000 lekë dhe 1.5% tatim mbi xhiron në 2006 bizneset që forcërisht dhe arbitrarisht riklasifikohen në biznes të madh do të paguajnë 20% tatim fitimi 20% tatim mbi vlerën e shtuar dhe tatim mbi të ardhurat personale.

Këto masa falimentuese që i imponohen biznesit të vogël demaskojnë demagogjinë e disa muajve më parë për gjoja përgjysmimin e taksave të biznesit të vogël. Ky ishte një mashtrim populist i PD për të marrë votat kurse sot qeveria kërkon të godasë biznesin e vogël me taksat më të rënda që ky biznes ka pasur ndonjëherë në histori.  
Qeveria ka harruar luftën ndaj monopoleve kontrabandës dhe evazionit fiskal që bëjnë bizneset e mëdha me mbështetje politike. Nuk është biznesi i vogël që vjedh dhe mashtron me taksat por janë ata që dje fitonin miliarda nga kontrabanda dhe evazioni dhe që sot kanë ndërruar vetëm zotërinjtë e tyre. Qeveritarët socialistë që përfitonin nga kontrabandistët e djeshëm janë zëvëndësuar nga qeveritarët demokratë që përfitojnë nga të njëjtët kontrabandistë.  

I bëjmë thirrje qeverisë të ndalojë sulmet ndaj biznesit të vogël. Nëse vazhdojnë këto sulme do të kemi rritje të papunësisë rritje të çmimeve në treg por dhe rritje të numrit të të varfërve në vend. Qeveria të përqëndrojë luftën tek monopolet dhe kontrabanda që dëmtojnë më shumë se çdo gjë tjetër konsumatorin shqiptar.

 
Filloreta Kodra: Ne jemi sot këtu për të shprehur edhe një shqetësim tjetër lidhur me grevën e shoferëve të autobuzëve urbanë dhe ndërqyetas që ka disa ditë që ka filluar. Ne i themi qeverisë që të marrë masa dhe të ulet me këta njerëz në tavolinën e bisedimeve. Jetojmë në ekonominë e tregut të bazuar mbi konkurencën e lirë dhe të ndershme. Për këtë i themi qeverisë ti trajtojë kërkesat e këtyre njerëzve si pjesë e kërkesave të atyre njerëzve që punojnë për zhvillimin e ekonomisë shqiptare. 0x323030362d30312d3237 14:27)