13 Feb Drejtuesit e LSI tur takimesh në jug të Shqipërisë
” Drejtuesit e LSI tur takimesh në jug të Shqipërisë Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Petrit Vasili zhvilloi sot një tur takimesh në jug të Shqipërisë konkretisht në Tepelenë Gjirokastër Delvinë dhe Sarandë.
Gjatë këtyre takimeve me strukturat drejtuese të LSI-së Sekretari i Përgjithshëm Vasili shoqërohej nga ish-kandidati për deputet i LSI në Sarandë z.Flamur Hysi anëtari i Këshillit Ankimor të LSI z.Avenir Shehu si dhe koordinatori i LSI z.Guri Seferi.
Në këto takime Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së në fjalën e tij sqaroi orientimin e veprimit të LSI-së dhe organizimin e saj në funksion të zgjedhjeve të pushtetit vendor dhe përgatitjen e strukturave për këto zgjedhje.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI z.Vasili konstatoi se ky proces po ecën mjaft mirë në të gjithë këto rrethe dhe rezultati i LSI-së do të jetë shumë pozitiv. Vasili u shreh se hapat e fundit politike të Lëvizjes Socialiste për Integrim për Reformën Zgjedhore në mënyrë që të garantohet një proces i drejtë dhe i ndershëm në zgjedhjet e ardhshme janë arritje të synuara dhe që e vendosin përfundimisht LSI-në si një e majtë e vërtetë në krye të opozitës me misionin për kthimin e legjitimitetit të institucioneve.
0x323030362d30312d3136 AKTIVITETE 14:5)”