Drejtuesit e LSI-se

Drejtuesit e LSI-se

Drejtuesit e LSI-se Vasili dhe Naço takime ne qarkun e Beratit Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale Sekretari I Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili së bashku me deputetin e qarkut të BeratitNasip Naço zhvilluan sot një sërë takimesh në Berat Çorovodë dhe Poliçan. Në këto takime drejtuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim shpallën planet ambicioze për zgjedhjet lokale duke deklaruar se LSI do fitojë një sërë njësish vendore. Z. Naço dhe Z. Vasili në fjalën e tyre vlerësuan si prioritet të LSI-së këto zgjedhje ndaj vunë në pah organizimin dhe përgatitjet në mënyrë që në këto zgjedhje të realizohen synimet e LSI-së. “Ne po pregatitemi për këto zgjedhje dhe fokusi ynë si parti politike do të jenë këto dhe vetëm këto zgjedhje si etapë shumë e rëndësishme e veprimit tonë politik dhe si etapë e patjetërsueshme për të transformuar rrënjësisht raportin e qytetarit me qeverisjen vendore”u shpreh në fjalën e tij z. Vasili. LSI i ka kushtuar një rëndësi të veçantë procesit të përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme lokale pasi për të  ka zgjedhjet e ardhshme tashmë po trokasin dhe Lëvizja Socialist për Integrim duhet të përcaktojë dhe objektivat e saj për një fitore sa më të madhe në garën elektorale. 0x323031302d30332d3134 12:27)