Drejtuesit e LSI në diasporë z.Leonard Beqiri dhe z.Roland Jaçe

Drejtuesit e LSI në diasporë z.Leonard Beqiri dhe z.Roland Jaçe

Drejtuesit e LSI në diasporë z.Leonard Beqiri dhe z.Roland Jaçe deklarojnë se mijëra emigrantë janë kthyer për ti dhënë votën LSI pasi PD dhe PS ua hoqën të drejtën të votojnë në vendet ku jetojnë

Beqiri: Socialdemokratët gjermanë e kanë vlerësuar shumë ftesën e Ilir Metës drejtuar faktorëve të majtë për të koordinuar përpjekjet për fitoren e së majtës dhe largimin e Berishës

Beqiri: Kemi ardhur në Shqipëri të votojmë LSI sepse partitë e vjetra na e hoqën të drejtën e votës atje ku ne jetojmë

Jemi sot këtu si përfaqësues të LSI në emigracion të angazhuar në fushatën zgjedhore të LSI për arritjen e objektivave tona fituese. Ne dhe qindra përfaqësues të tjerë të LSI në emigracion si dhe shumë simpatizantë të saj kemi ardhur të shprehim vullnetin tonë politik nëpërmjet votës në mbështetje të LSI. Kemi kërkuar që e drejta e votës të ushtrohet në vendet ku ne jetojmë me familjet tona por kjo nuk u bë e mundur nga dy partitë e vjetra që bënë Kodin Zgjedhor nga PD dhe PS megjithëse propozimi konkret i përgatitur nga LSI ishte në tryezën e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Ne sot u bëjmë thirrje të gjithë emigrantëve që kanë mundësi të votojnë në Shqipëri të shkojnë të votojnë të mbështesin LSI pasi në programin e saj të drejtat e mbi një milionë emigrantëve shqiptarë janë një prioritet. I bëjmë thirrje prindërve motrave dhe vëllezërve tanë të mendojnë se fati i këtyre zgjedhjeve fati i fëmijëve të tyre që për 18 vjet morën rrugën për një jetë më të mirë atë jetë që politika aktuale nuk ua ka garantuar e garanton programi i LSI. Sipas këtij programi realizmi i të drejtës së votës në vendet pritëse është ndër veprimet e para institucionale që do të ndërmerren. Ne do të realizojmë shumë shpejt njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore si dhe atyre të dhënave në Shqipëri ashtu edhe ato të paguara në vendet pritëse. Do të realizojmë shërbime më të mira konsullore dhe konsulencë juridike për të gjithë çështjet që ka emigracioni dhe me tarifa më të ulëta. Do të ngrejmë shtëpitë e shqiptarëve ku do të krijojmë mundësitë për ruajtjen e gjuhës kulturës e traditave për ne dhe fëmijët tanë për ta ruajtur të fortë lidhjen me atdheun mëmë. Prandaj që ky program të realizohet e të mos mbesë premtim elektoral ne do të votojmë për LSI.

Z.Beqiri ju jeni antarë i PSD Gjermane. A mund të na thoni cili është qëndrimi i socialdemokratëve gjermanë në raport me LSI dhe me të majtën shqiptare në përgjithësi?
 
Unë jam anëtar i Partisë Social- Demokrate gjermane prej 6 vjetësh dhe jam anëtar i kryesisë së PSD të Gjermanisë në qytetin ku unë jetoj. Dua t’ju them me bindje se po ndiqet me vëmendje të jashtëzakonshme nga forcat politike jo vetëm socialdemokrate gjermane që përbën dhe forcën më të madhe të Socialdemokratëve në Europë me 530 mijë anëtarë por edhe nga të gjitha forcat e majta evropiane procesi zgjedhor në Shqipëri.
Unë konfirmoj se është vlerësuar në mënyrë të jashtëzakonshme thirrja për bashkëpunim nga Kryetari i LSI. Z.Meta për të gjithë forcat e majta për një fitore të garantuar kundër qeverisjes së dështuar të Sali Berishës.

0x323030392d30362d3233 Drejtuesit e LSI ne diaspore.JPG 19:33)