Drejtues të Lëvizjes Socialiste për Integrim zhvilluan homazhe pranë monumentit “Nënë Shqipëri” me rastin e 5 Majit “Ditës së Dëshmorëve”

Drejtues të Lëvizjes Socialiste për Integrim zhvilluan homazhe pranë monumentit “Nënë Shqipëri” me rastin e 5 Majit “Ditës së Dëshmorëve”

Drejtues të Lëvizjes Socialiste për Integrim zhvilluan homazhe pranë monumentit “Nënë Shqipëri” me rastin e 5 Majit “Ditës së Dëshmorëve” Drejtues të Lëvizjes Socialiste për Integrim zhvilluan  homazhe pranë monumentit “Nënë Shqipëri” me rastin e 5 Majit “Ditës së Dëshmorëve”. Rama dhe Vasili vendosën kurorën me lule në emër të LSI pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.

 

Drejtues të lartë të kësaj partie vendosën një kurorë dhe bënë homazhe pranë Monumentit “Nënë Shqipëri” me rastin e 5 Majit “Ditës së Dëshmorëve”. Në respekt të të rënëve në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare Sekretari i Përgjithshëm Luan Rama dhe N/Kryetari Petrit Vasili vendosën një kurorë me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.

 

Ndërkaq homazhe pranë monumentit zhvilluan edhe N/Kryetari dhe Ministri i Ministri i ekonomisë dhe Energjetikës Dritan Prifti  N/Kryetarja dhe Zv/Ministrja e Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Filloreta Kodra Zv/ministri i Integrimit z. Edmond Hoxha Kryetarja e LRI-së Erisa Xhixho anëtarët e Kryesisë së LSI Spartak Braho Besjan Pesha sekretari për Marrëdhëniet me Publikun Ardit Çelaetj.

 

Pas përuljes në shenjë respekti para monumentit simbolik “Nënë Shqipëri” drejtuesit e LSI-së të shoqëruar edhe nga dhjetëra të pranishëm zhvilluan homazhe edhe pranë varreve të dëshmorëve të kombit. Në respekt të të rënëve në luftë për çlirimin e vendit Sekretari i Përgjithshëm i LSI-sëLuan Rama u shpreh se ”në këtë ditë të rëndësishme për të gjithë vendin dhe për popullin shqiptar në emër të LSI-së dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për të gjithë dëshmorët dhe heronjtë e Luftës Antifashiste Nacionale- Çlirimtare”.

 

Në këtë kontekst Rama shtoi se “jemi këtu edhe për të shprehur solidaritetin tonë me gjithë familjet e tyre por edhe me të gjithë veteranët dhe familjet shqiptare që kanë kontribuar në fitoren e Luftës Antifashiste Nacionale- Çlirimtare që pa dyshim qëndron në themel të gjithë përpjekjeve tona edhe sot për të ndërtuar një shoqëri të lirë një shoqëri demokratike. “5 Maji është një ditë e shenjtë për të gjithë shqiptarët sepse është dita e mirënjohjes për gjakun e derdhur nga martirët e kombit tonë në luftën më të lavdishme të zhvilluar nga kombi ynë atë Antifashiste Nacional- Çlirimtare e cila jo vetëm që garantoi pavarësinë dhe sovranitetin e Shqipërisë por në themel të kësaj Shqipërie evropiane që ne synojmë sot qëndron pikërisht sakrifica e këtyre martirëve” u shpreh Rama.  Kjo ditë sipas Ramës duhet t shërbej si ditë reflektimi për të gjithë ne për të kontribuar dhe punuar të gjithë së bashku për të ardhmen europiane të Shqipërisë. 0x323031302d30352d3035 Rama-Vasili tek Deshmoret.jpg 14:41)