Drejtues të lartë të LSI takim në ish-Kënetën e Durrësit

Drejtues të lartë të LSI takim në ish-Kënetën e Durrësit

” Drejtues të lartë të LSI takim në ish-Kënetën e Durrësit Vasili: Këneta të kthehet në njësi bashkiake sa më parë

Lëvizja Socialiste për Integrim ka vazhduar turin e saj në elektorat duke zhvilluar një takim shumë entuziast me banorët e zonës së ish-Kënetës së Durrësit. Në këtë takim ishin të pranishëm drejtues të lartë të LSI si Zv/kryetari Pëllumb Xhufi Sekretari i Përgjithshëm Petrit Vasili anëtari i kryesisë Sokol Dervishaj dhe koordinatori Guri Seferi. Temat më të lakuara në këtë takim kishim të bënin mbi problemin e legalizimeve infrastrukturës shumë të dobët rrugore mungesën e plotë në gjithë shërbimeve bazë si në shëndetësi arsim dhe gjendje civile. Gjatë diskutimit më banorët e zonës drejtuesit e LSI theksuan se kjo zonë është pjesë integrale e qytetit të Durrësit dhe si e tillë ajo nuk duhet të trajtohet si "geto" dhe banorët e kësaj zone të trajtohen si banorë të dorës së dytë. Ndaj në këtë kuadër Sekretari i Përgjithshëm Petrit Vasili theksoi se kjo zonë duhet të kthehet sa më parë në një njësi bashkiake për vetë rëndësinë specifike që ka kjo zonë. Kthimi në njësi bashkiake të kësaj zone theksoi Vasili jo vetëm që do të plotësohnte kërkesen e banorëve të saj tepër punëtorë dhe të varfër por njëkohësisht ata do bëheshin pjesë integrale e qytetit bregdetar të Durrësit. Nisur nga ky fakt drejtuesit e lartë të LSI-së u angazhuan publikisht për hartimin e një platforme të posaçme për këtë zonë për vetë rëndësinë specifike që ka ajo.

Ndërsa vetë banorët e zones duke  falënderuar drejtuesit e LSI-së për angazhimet e marra u shprehën se do të kontribojnë maksimalisht në zgjedhjet e pushtetit vendor për fitoren e opozitës së bashkuar.  0x323030362d31312d3131 AKTIVITETE 15:12)”