14 Feb Dhunohen zyrat e LSI-së në Memaliaj
Dhunohen zyrat e LSI-së në Memaliaj Lëvizja Socialiste për Integrim denoncon publikisht aktin vandal të militantëve të Partisë Demokratike ndaj zyrave të LSI në Memaliaj. Është e dënueshme indiferenca e plotë e forcave të policisë duke rrezikuar që situata të ishte me pasoja akoma më të rënda që mund të shkaktonin edhe viktima.
Veprime të tilla dhe pa asnjë shkak të Partisë Demokratike janë simptoma të dukshme të krizës në të cilën ka hyrë pushteti i saj pushtet i ndërtuar mbi mashtrimin e Mega-Dushkut duke mos përfaqësuar vullnetin real të popullit shqiptar.
Është e qartë që një krizë e tillë nuk mund të zgjidhet me përdorimin e metodave të dhunshme ndaj opozitës dhe me përsëritjen e remineshencave tepër negative të viteve 92-97.
LSI nuk do të frenohet aspak nga dhuna apo presionet e çfarëdollojshme në rrugën e saj si një opozitë e vërtetë për thellimin e demokracisë në vend luftën ndaj krimit dhe korrupsionit dhe integrimin sa më shpejt të Shqipërisë në BE dhe NATO.
LSI i kërkon gjithashtu qeverisë Berisha të zbulojë autorët e ngjarjes dhe t’i çojë ata përpara drejtësisë.
0x323030362d30352d3134 13:21)