Deputeti i Partise Agrare

Deputeti i Partise Agrare

” Deputeti i Partise Agrare z.Nikollaq Neranxi bashkohet me LSI Deklarata e Kryetarit te LSI z.Ilir Meta

Kam kënaqësinë që në këtë konferencë për shtyp të jem bashkë me deputetin dhe anëtarin e komisionit Parlamentar të Ekonomisë z.Nikollaq Neranxi i cili ka vendosur të bashkohet me Grupin Parlamentar të LSI-së dhe me forcën tonë të re politike. Duke i uruar mirëseardhjen në LSI unë dua të shpreh kënaqësinë për këtë kontribut që i shtohet Grupit tonë parlamentar dhe Lëvizjes sonë politike që tregon se ne jemi një forcë e hapur për të gjithë ata që e gjejnë veten në hapësirat dhe vizionin e kësaj force të re politike.

Deklarata e deputetit Nikollaq Neranxi

Pas një periudhe të gjatë ndërgjegjësimi analize dhe reflektimi politik sot kam vendosur të bëj publik vendimin tim shumë të rëndësishëm për t’u bashkuar me Grupin Parlamentar të LSI-së dhe për t’u anëtarësuar dhe vazhduar kontributin tim të ardhshëm në këtë Lëvizje të re politike. Qëndrimi për një vit e gjysëm në një parti të koalicionit qeveritar për mua ka qenë një eksperiencë e vyer një përpjekje e mundimshme dhe njëkohësisht një zhgënjim i madh. I ndërgjegjshëm se unë kisha ardhur në parlament për të mbrojtur interesat e zgjedhësve të mi unë u përpoqa që në aktivitetin tim parlamentar edhe në Komisionin e Ekonomisë apo edhe në seancat plenare të mbaja një qëndrim qytetar në mbështetjen e reformave apo ligjeve që ndikonin pozitivisht në të gjithë vendin.  I ndërgjegjshëm se kisha ardhur në parlament për të mbrojtur interesat e zgjedhësve të mi unë u përpoqa që me qëndrimet e mia publike të hapura dhe transparente të kontribuoja sadopak në përmirësimin e nivelit të jetesës së shtresave më të varfëra të vendit. Mbështeta reformat për uljen e taksave për biznesin e vogël mbështeta amendamentin për rritjen e pagave dhe pensioneve dhe për më shumë investimeve në buqësi etj. Në këtë angazhim politik unë denoncova edhe aktet korruptive të zyrtarëve të qeverisë Berisha duke menduar se kjo është në interesin e të gjithëve. Por u zhgënjeva u zhgjënjeva brenda përpjekjeve të mia ne Partine Agrare Ambjentaliste denoncova dhe u përpoqa të ndërgjegjësoja anëtarët e pakët të kësaj partie të vogël për të mos punuar e gjithë partia vetëm për një kolltuk të kryetarit Xhuveli.  Denoncova mungesën e demokracisë brënda PAA-së si edhe ndrydhjen e personalitetit të anëtareve nga presionet dhe kërcënimet e ulta të kryetarit.  Denoncova me fakte korrupsionin e ministrit Xhuveli duke filluar që nga licensat për klanet kriminale deri te bizneset familjare të gomave të përdorura që ndotin ambjentin. Për të gjithë jeni dëshmitar se një marrëveshje  politike për t’I dhënë mazhorancës dy vota për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm qënka më e rëndësishme se morali I pastër dhe lufta kundër korrupsionit dhe sinqeriteti i një qeverie. Pas gjithë këtyre zhgënjimeve erdhi momenti i distancimit dhe përballjes me të vërtetën. Unë u futa në politikë si idealist me dëshirë të madhe për të kontribuar ndershmërisht që gjërat në Shqipëri të bëhen më mirë. Unë kam 15-vjet që punoj ne biznes privat dhe kam arritur të ndërtoj një kompani të sukseshme që mban me bukë më shumë se 2 mijë veta në të gjithë Shqipërinë. Nuk u futa në politikë për të përfituar apo për biznesin tim.
Që sot e tutje vota ime në parlament do të jetë përkrah të votes së Ilir Metës apo kolegëve të tjerë të majtë. Kam një vit e gjysëm që kam vëzhguar në parlament veprimtarinë e opozitës me ka bërë përshtypje aftësia dinjiteti njerzillëku dhe pesha e fjalës së deputetve të LSI-së. Besoj se hapësirat e domokracisë në këtë forcë të re politike më japin mundësinë për të vazhduar kontributin tim në jetën parlamentare dhe politike të vendit. Që në këtë moment jam anëtar I LSI-së .

Pyetje-Pergjigje..

Z. Meta gjatë konferencës së djeshme ju u deklaruat se jeni të hapur për diskutim me mazhorancën pastaj dje zhvilluat një takim me Bamir Topin dhe Zv/kryeministrin Rusmajli. Njëkohësisht sot ju zhvilluat takim me Presidentin e Republikës çfarë mund të thoni diçka më tepër.      

LSI që në tetor të 2005 ka iniciuar dhe është përpjekur të nxisë dhe të çojë përpara Reformën Zgjedhore. Gjithmonë e kemi pasur prioritetin më të rëndësishëm duke qenë të bindur se kjo gjë ka të bëjë me stabilitetin e vendit dhe me legjitimitetin e vetë institucioneve. Në këtë drejtim nuk ka asgjë për t’u habitur as nga takimet që ne zhvillojmë dhe më përfaqësues të caktuar të mazhorancës. Nuk ka pasur asnjë takim sekret as me Zv/kryeministrin Rusmajli as me kryetarin e Grupit Parlamentar të PD-së Topi. Por ka qenë thjesht një takim konfidencial dhe nuk ka arsye që unë ta komentoj. Natyrisht jam takuar me Presidentin e Republikës sot sikurse e kam takuar edhe më parë dhe në vahdimësi. Ne jemi të angazhuar të takohemi me të gjithë grupet e interesit të cilët mbi interesat e tyre vënë interesat e stabilitetit të vendit. Ne jemi forcë politike e ndërgjegjëshme dhe dua t’u kujtoj të gjithëve se është e vetmja që nuk u përzie asnjëherë me Megadushkun. Në këto kushte ne do të vazhdojmë dhe do të përpiqemi që ato flakët e  Shëngjinit që ranë për arsye të qëllimshme apo të rastësishme të mos vijnë në Tiranë sepse interesat e shqiptarëve interesat e stabilitetit dhe integritetit të vendit qëndrojnë mbi çdo gjë për LSI.    

0x323030362d31322d3138 15:45)”