Deputeti i LSI

Deputeti i LSI

” Deputeti i LSI Nikollaq Neranxi pension të përmuajshëm të sëmurit me poliomelit Deputeti i LSI-së Nikollaq Neranxi vizitoi sot në spitalin Nënë Tereza në kryeqytet të sëmurin me poliomelit nga zona e tij elektorale dhe pikërisht nga komuna e Shëngjergjit  Shkëlqim Kaloshi i cili prej 1 viti i gjysëm qëndron në shtrat nga kjo sëmundje.
Deputeti Neranxi i ka lidhur familjes Kaloshi nëpërmjet komunës një pension për çdo muaj. Gjatë vizitës në spital Neranxi takoi dhe familjarët e të sëmurit të cilët e falënderuan atë për ndihmesën e dhënë. Gruaja e të sëmurit Fatbardha Kaloshi e falënderoi përzemërsisht Neranxin dhe u shpreh se u janë drejtuar shumë institucioneve për t'i ndihmuar por asnjë nuk ka treguar gadishëmri. "E falënderoj zotin Neranxi i cili na ka lidhur një pension mujor pasi askush tjetër nuk e ka marrë një mundim të tillë. Burri im ka prej 10 vjetësh sëmurë por prej një viti e gjysëm ai nuk lëviz nga shtrati. Ne jemi 4 veta në familje dhe jetojmë vetëm me ndihmë sociale që është e papërfillshme po të llogarisësh shpenzimet e spitalit "-u shpreh bashkëshortja e të sëmurit Kaloshi.

Ndërkohë deputeti Neranxi shprehu gadishmerine e tij për të qenë i pranishëm në të gjitha problemet e kësaj familjeje nga komuna e Shëngjergjit. Nuk është e rastësishme që deputeti Neranxi brenda një viti u bë shumë i njohur për opinionin publik pasi kontributet dhe ndihma që ai ka ofruar dhe ofron për komunitetin e zonës së tij elektorale janë të shumta. Gjithashtu deputeti Neranxi me rastin e festimeve të fundvitit ka shpërndarë edhe dhurata për të gjitha komunat e zonës së tij elektorale vecanërisht për familjet më në nevojë

0x323030362d31322d3237 12:35)”