16 Feb Deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim Nasip Naço dhe Lefter Koka kanë prezantuar kandidatin e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” në komunën Nikël
” Deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim Nasip Naço dhe Lefter Koka kanë prezantuar kandidatin e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” në komunën Nikël në qarkun e Durrësit z. Avdi Vathi.
Duke vlerësuar punë e bërë prej kohësh dhe mbështetjen që po japin për kandidatin e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” z. Koka ka falënderuar mbështetjen që kjo zonë po jep për LSI-në.
Kandidati z. Vathi u shpreh deputeti qarkut të Durrësit z. Koka është një kandidat që është zgjedhur nga ju dhe do të punojë për ju. Sepse sipas tij kjo zonë ka nevojë për vëmendje ka nevojë për investime dhe mbi të gjitha sipas tij kjo zonë duhet njëherë e mirë të ndahet nga njerëzit abuzues me fondet që vijnë këtë komunitet.
Dhe kjo sipas z. Koka do të marr fund njëherë e përgjithmonë me zgjedhjen e z. Vathi në krye të kësaj komune.
Ndërsa z. Naço në cilësinë edhe të Ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës ishte më konkret duke theksuar se kjo zonë do të ketë vëmendjen e pushteti qendror. Sepse edhe sipas tij fondet e akorduara për këtë komunë janë shpërdoruar nga kryetari aktual i Niklës.
Së bashku me z. Vathi si kryetar komune ne do të realizojmë gjera të prekshme për këtë komuniteti. Kjo gjë sipas z. Naço do të fillojë me ngritjen e infrastrukturës energjetike duke vendosur një sistem të ri të këtij rrjeti.
Duke mbetur në këto argumentaz Naço theksoi se “brenda muajit së bashku me Ministrin e Shëndetësisëz. Vasili do të vizitojmë sërish këtë zonë për të bërë publike hapjen e një qendre të re shëndetësore për këtë komunitet.
Kjo zonë e cila është shumë afër Kryeqytetit ka nevojë edhe për investime tha Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës dhe kjo do të arrihet nëpërmjet mbështetjes që qeveria do të japi projekteve konkrete që z. Vathi si kryetar i ri i kësaj komune do të bëjë në të mirë të këtij komuniteti të mrekullueshëm.
0x323031312d30342d3230 AKTIVITETE Naco dhe Koka prezantojne kandidatin ne Komunen NIKEL (1).png 13:44)”