Deklrate per shtyp Mbajtur nga Sekretari i Përgjithshëm Petrit Vasili

Deklrate per shtyp Mbajtur nga Sekretari i Përgjithshëm Petrit Vasili

Deklrate per shtyp Mbajtur nga Sekretari i Përgjithshëm Petrit Vasili LSI vlerëson dhe mbështet plotesisht qëndrimin Kushtetues të Presidentit Moisiu të shprehur nëpërmjet vendimit të tij për të refuzuar kërkesën e maxhorancës për shkarkim të  kryeprokurorit Sollaku.

Ky vendim i presidentit Moisiu është një kontribut shumë i rëndësishëm për ruajtjen dhe konsolidimin e pavarësisë së institucioneve kushtetuese shtetit të së drejtës dhe vetë demokracisë në Shqipëri.
Sot demokracia në Shqipëri ka marrë një mesazh inkurajkues dhe shumë të fortë që ka rritur besimin ndaj institucioneve të shtetit shqiptar vecanërisht ndaj atyre institucioneve ku jepet drejtesia për shtetasit e këtij vendi.

LSI në vijim të qëndrimeve të saj të prera politike në mbështetje të plotë të pavarësisë së institucioneve kushtetuese do të vazhdojë të jetë në pararojë të veprimit e mendimit politik për ruajtjen dhe konsolidimin e pandërprerë të tyre.

Ajo do të kundërshtojë dhe refuzojë të  gjitha  presionet meskine të politikës së mbrapshtë dhe primitive të maxhorancës aktuale që ka si qëllim të vetëm uzurpimin e shtetit ligjor dhe institucioneve të tij dhe vënien e tyre të vazhdueshme në klimën e shantazhit.

LSI inkurajon institucionet e pavarura dhe vecanërsisht prokurorinë dhe gjykatat dhe u kërkon atyre të mos ulin aspak ritmin e veprimtarisë së tyre në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar që fatkeqësisht janë sot me aktive se më parë si dhe të mos bëhen pre e shantazheve represive për qëllime të pastra politike të maxhorancës aktuale.

 

Z. Vasili cili është komenti juaj në lidhje me deklaratën e Z. Olldashi që mund të jetë një kandidaturë e mazhorancës për kreun e Bashkisë së Tiranës?

Jemi krejtësisht të qetë dhe pa asnjë lloj emocioni ndaj këtyre deklaratave. Duke qënë shumë të sigurtë dhe të qartë në veprimtarinë tonë politike në Tiranë dhe fitores tonë në Tiranë mendoj që Z. Olldashi as më shumë e as më pak do t’i shtohet listës së humbësve ekselent që kanë konkuruar për Bashkinë e Tiranës dhe do të jetë njëri që më vjen keq por do të thoja që do bëjë një sakrificë të madhe në planin personal ku investoi shumë në zonën e Shijakut në një humbje të paralajmëruar. Do të theksoja që më shumë sesa një konkurim mua më duket si një grackë e pastër e Z. Olldashi lidhur me meskinitetet dhe klanet që ekzistojnë brenda PD-së.
  0x323030362d31302d3134 14:41)