14 Feb Deklper shtyp mbajtur nga Sekretari I Pergjithshem i LSI
” Deklper shtyp mbajtur nga Sekretari I Pergjithshem i LSI Petrit Vasili Situata energjitike dhe perkesimi ekstrem i saj perbejne sot shqetesimin me madhor te te gjithe shqiptareve.
Megjithe apelet e vazhdueshme dhe insistuese te LSI-se dhe opozites per ndryshimin e menjehershem te menyres se menaxhimit te situates pergjigjet e qeverise dhe te KESH-it kane qene teresisht zhgenjuuese dhe te prirura nga mashtrimi i vazhdueshem dhe ne menyre teresisht te papergjegjshme te publikut te gjere.
Kriza e paralajmeruar nga LSI dhe opozita eshte pranuar me se fundi edhe nga vete KESH duke demostruar qarte paaftesine e plote te drejtuesve te tij si dhe te ministrit pergjegjes duke konfirmuar shperfillijen e qellimshme dhe per arsye teresisht politike te apeleve te opozites shperfillje qe ka zhytur vendin ne nje situate nga me te renda qe ai ka perjetuar ndonjehere.
Garancite optimiste te ministrit te ekonomise dhe drejtorit te KESH per nje situte shume te permiresuar dhe plotesisht nen kontroll per rezervat energjitike gjoja te garantura dhe te bollshme per te perballuar cdo situate tregojne qarte nje mungese totale vizioni ne administrimin dhe parashikimin e situtes si dhe aplikimin e nje strategjie premtimesh boshe dhe teresisht te papergjegjshme.
Kjo situate krize te thelle energjitike e cila karakterizohet nga nje reduktim i dukshem i prodhimit vendas te energjise dhe mundesite shume te kufizuara te importimit te saj e ka vene vendin perpara rrezikut te kolapsit te vertete ekonomik si dhe qyetaret e thjeshte perpara nje situate qe e ka veshtiresuar ne ekstrem nivelin dhe menyren e jeteses se tyre.
Ne kete moment kaq kritik kerkojme qe ministri pergjegjes dhe drejtori i KESH-it te japin menjehere doreheqjen dhe te marrin te gjitha pergjegjesite perpara se gjithash per mashtrimin publik qe ata u kane bere shqiptareve ne menyre te vazhdueshme.
Kryeministri i vendit te shpjegohet publikisht perpara shqiptareve per kete situate skandaloze ne kundershtim te plote me perbetimet dhe premtimet e tij elektorale dhe qeverisese fillimin e nje hetimi parlamentar te thelluar dhe serioz per shkaqet e verteta te kesaj krize si dhe hartimin e nje plani emergjent masash konkrete per daljen nga situata ku te perfshihet te gjithe specialistet me te mire te vendit duke vene intresat e vendit perpara intersave partiake qe jane dhe shkaku kryesor i kesaj krize shkatrerrimtare.
Kjo situate energjitike pa rrugedalje dhe ne perkeqesim te perditshem asgjeson cdo garanci qe shqiptaret ne zgjedhjet e pritshme te votojne si qyterare normale. Shqiptareve kjo qeveri nuk po u garanton kushte normale por vetem demagogji dhe zgjedhje nen driten e qiririt.
0x323030362d31322d3038 12:31)”