Deklarate

Deklarate

” Deklarate Deklaratat e mbajtura sot nga Kryetari i PDS prof. Paskal Milo dhe te N/Kryetarit te LSI prof.Sabit Brokaj

Paskal Milo Kryetar i PDS

Në emër të tri grupimeve parlamentare të partive politike të opozitës të grupit parlamentar LSI-PDS të grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate të grupit parlamentar të Qendrës Liberal Demokrate jemi këtu për të denoncuar një përpjekje të mazhorancës e cila kërkon të kontrollojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një synim që është identifikuar që në fillim duke kërkuar të keqinterpretojë Kodin Zgjedhor dhe pikërisht nenin 22 të tij. Sipas pikëpamjes së mazhorancës ajo kërkon të quajë parti parlamentare opozitare një parti e cila është inegzistente një parti e cila është pjesë përbërëse e koalicionit qeverisës siç është Bashkimi Liberal Demokrat. Ne në emër të partive opozitare që përmenda denoncojmë fuqishëm këtë përpjekje dhe paralajmërojmë mazhorancën aktuale dhe Z. Berisha që të mos i futen kësaj loje të rrezikshme politike e cila synon fare qartë të destabilizojë politikisht Shqipërinë dhe ta çojë atë në hullinë e krizave potenciale të cilat mund të dalin jashtë kontrollit. Jemi këtu edhe një herë tjetër që me maturinë që na ka karaterizuar dhe me dëshirën e mirë që kemi dhe e kemi afishuar prej kohësh të kontribuojmë në stabilitetin politik të vendit në forcimin e tij përmes forcimit të institucioneve kushtetuese të vendit përmes respektimit të Kushtetutës dhe përmes respektimit të të gjitha ligjeve të tjera që rregullojnë marrëdhëniet midis mazhorancës dhe opozitës. Në qoftë se do të ketë një përshkallëzim të përpjekjeve për të manipuluar dhe kontrolluar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nqs do të ketë përpjekje për tu ndërtuar një infrastrukturë zgjedhore manipuluese për zgjedhjet e ardhshme për pushtetin vendor opozita do të marrë të gjitha masat dhe do të bëjë të gjitha përpjekjet që janë në dorën e saj në rrugë demokratike për të mos lejuar një ripërsëritje të skenareve të vjetër të manipulimit të zgjedhjeve të cilat u kujtojnë shqiptarëve ditë shumë të këqija të krizave që ende ne vazhdojmë të vuajmë rrjedhojat e tyre. Ne në të njëjtën kohë ashtu siç kemi paralajmëruar faktorët ndërkombëtarë këtë do ta bëjmë edhe nesër do ta bëjmë edhe në vazhdimësi me qëllim që këto faktorë të rëndësishëm që kanë luajtur rol të rëndësishëm në momentet e krizave politike shqiptare të  mund të ndërhyjnë urgjentisht për të ndalur rrokullisjen e krizës politike që po agravohet në Shqipëri dhe që ka vetëm një përgjegjës që është vetëm mazhoranca dhe kreu i saj Z.Berisha. Prandaj kjo konferencë shtypi që ne po zhvillojmë për të informuar opinionin publik median dhe të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë. Do të vazhdojmë nesër e tutje me përpjekje të shumëfishuara për të ndalur këtë rrjedhë negative politike që po zhvillohet në Shqipëri dhe që ka vetëm e vetëm një përgjegjës që është mazhoranca dhe papërgjegjshmëria e ekipit të tyre drejtues që është manifestuar kohët e fundit në mjaft raste të tjera.

Sabit Brokaj N/Kryetar i LSI dhe Kryetar i grupit parlamentar LSI-PDS

Ky komunikim që ne i bëjmë politikës dhe publikut ka vlerën jo vetëm të informimit por edhe të veprimit parandalues të këtij skenari që çon drejt krizës dhe destabilizimit. Përvojat e viteve ’96-’97 e vërteta është që kërkojmë ti përsërisim shenja të këtij sindromi ka dhe ne si grupime politike me këtë denoncim dhe me veprimin politik të ardhshëm do të luftojmë të parandalojë krizën që kërkon që ta fusë Shqipërinë shumica e djathtë dhe ndërkaq të bëjmë të gjithë përpjekjet për reflektimin e Kushtetutës dhe të ligjeve.

0x323030362d30372d3237 13:3)”