14 Feb Deklarate per Shtype e Zvendes Kryetarit te LSI Pellumb Xhufi
” Deklarate per Shtype e Zvendes Kryetarit te LSI Pellumb Xhufi Duke marë shkas nga intensifikimi i jashtëzakonshëm i aktivitetit diplomatik në vështrim të përcaktimit të statusit final për Kosovën LSI dëshëron të shprehë konsideratat e mëposhtme:
LSI vlerëson lart qëndrimet e shprehura deri tani nga Presidenti Sejdiu Kryeministri Çeku e nga të gjithë pjestarët e grupit negociator shqiptar në përcjellje të aspiratës së ligjshme të popullit të Kosovës për një Kosovë shtet i pavarur unitar e funksional i bazuar mbi shtetin ligjor dhe mbrojtjen e interesave të të gjithë qytetarëve të saj duke përfshirë pakicat kombëtare në përgjithësi e atë serbe në veçanti. Ne përshëndesim dhe inkurajojmë edhe më tej përfaqsuesit legjitimë të Kosovës si dhe gjithë popullin kosovar të vazhdojnë të tregojnë si deri më sot vlerat më të mira të tolerancës e të bashkëjetesës civile që e kanë karakterizuar atë në shekuj.
LSI vlerëson si një kontribut të jashtëzakonshëm për sigurinë e stabilitetin në Kosovë e në gjithë rajonin angazhimin serioz të komunitetit ndërkombëtar për të çuar deri në fund procesin e rregullimit të statusit të Kosovës. Ne ndajmë plotësisht konkluzionet e mbledhjes së fundit të Grupit të Kontaktit në Sofje të Përfaqsuesit të Lartë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB për Kosovën z. Joachim Rücker të përfaqsuesve të BE SHBA e Britanisë së Madhe në seancën e datës 13 shtator të Këshillit të Sigurimit sipas të cilëve çdo shtyrje në përcaktimin e statusit të Kosovës do të kishte impakt negativ në drejtim të rritjes së tensioneve e të pasigurisë në Kosovë e në rajon. Ne shprehim gjithashtu vlerësimet më të larta për punën dhe përpjekjet e të bëra deri tani nga z. Marti Ahtisari në përmbushje të misionit të tij në inkurajimin e negociatave dhe përafrimin e qëndrimeve mes palës shqiptare dhe asaj serbe.
Në të njëjtën kohë ne nuk mund të mos shprehim zhgënjimin tonë për dështimin e Beogradit në marrjen e një qasje konstruktive ndaj problemit të rregullimit të statusit përfundimtar të Kosovës që është me rëndësi vendimtare për të ardhmen e qytetarëve të saj shqiptarë serbë e të tjerë për vetë të ardhmen e Kosovës të Serbisë e të krejt rajonit. Akoma më shumë ne shohim me shumë shqetësim qëndrimet më të fundit të institucioneve e përfaqsuesve më të lartë të Serbisë. LSI dënon me forcë si një provokacion të ulët e si një papërgjegjësi politike vendimin e Parlamentit serb për ta përfshirë Kosovën si pjesë të Serbisë në Kushtetutën e re serbe që pritet të miratohet së shpejti.
Ne denoncojmë si luftënxitëse e si një kërcënim i hapur deklaratat e kryeministrit Koshtunica mbi vendosmërinë serbe për të paguar çdo çmim për të mos lejuar shkëputjen e Kosovës apo të drejtuesit radikal Nikoliç i cili shkon deri aty sa të ftojë botërisht në palamentin serb armatën serbe për t’u përgatitur për një luftë të re në Kosovë. LSI denoncon gjithashtu me forcë përpjekjen e lidershipit serb për të shtyrë pafundësisht negociatat për statusin e Kosovës si dhe përpjekjen tjetër të lidhur me të për ta reduktuar problemin e madh që Serbia ka sot me vetveten dhe me komunitetin ndërkombëtar vetëm me çështjen Mladiç. Dorëzimi i gjeneralit Mladiç është një çështje që ka të bëjë me të kaluarën e afërt kriminale të këtij vendi nuk është një standart demokracie që do t’i hapte rrugën integrimit të Serbisë në BE apo në NATO. Standarti që tregon nivelin e demokracisë të Serbisë post-milosheviçiane është pikërisht qëndrimi dhe trajtimi i çështjes së Kosovës dhe në këtë drejtim lidershipi serb deri tani ka dështuar.
Ne denoncojmë me forcë qëndrimet e mbajtura në seancën e 13 shtatorit të Këshillit të Sigurimit nga Koordinatorja serbe për Kosovën Z.nja Sanda Rashkoviç-Iliç e cila në fjalën e saj provokuese gjeti kohën dhe rastin të sulmojë të gjithë: të akuzojë komunitetin ndërkombëtar i cili sipas saj “po u dhuron Shqipëtarëve një shtet të dytë në Ballkan”. Të akuzojë ata që ajo i quajti me cinizëm “burokratët e UNMIK-ut” të cilët gjithnjë sipas saj “i dërgojnë OKB-së raporte kozmetike mbi Kosovën. Z.nja Rashkoviç-Iviç stigmatizoi dhe akuzoi gjithashtu hapur e brutalisht për gjoja “antiserbizëm” ambasadorin Ahtisari dhe Përfaqsuesin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB për Kosovën z. Joachim Rücker. Ne gjykojmë se qëndrime e deklarata të tilla tregojnë se lidershipi aktual serb është ngurtësuar në pozicionet e njohura të nacionalizmit milosheviçian dhe si të tilla duhen marë me gjithë seriozitetin e duhur nga komuniteti ndërkombëtar dhe veçanërsisht nga ne shqiptarët.
Në këto kushte LSI konsideron si të një rëndësie të madhe qëndrimet dhe veprimet e shtetit shqiptar të qeverisë shqiptare të mbarë klasës politike e të qytetarëve shqiptarë. Ne konsiderojmë si të papërgjegjshme dhe në fund të fundit të dëmshme çdo deklaratë zyrtare që bie ndesh me interesat dhe aspiratat e popullit të Kosovës e të mbarë kombit shqiptar. Ne denoncojmë si të dëmshme dhe antishqiptare çdo veprim institucional apo individual që ka për qëllim e rezultat të vetëm helmimin e klimës politike në vend mbjelljes së konmflikteve e të përçarjeve mes shqiptarëve.
0x323030362d30392d3134 13:45)”