14 Feb Deklarate per shtyp
” Deklarate per shtyp Lëvizja Socialiste për Integrim shpreh shqetësimin e saj për raportet më të fundit që vijnë nga ndërkombëtarët dhe nga institucione prestigjoze të studimeve të cilat duhet thënë se janë mjaft kritike ndaj konsolidimit të demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri. Raporti i Bashkimit Europian letra më e fundit e kongresmenëve të SHBA drejtuar Presidentit Bush dhe studimi i revistës prestigjoze The Economist janë një kambanë alarmi për mazhorancën aktuale dhe kryeministrin Berisha që me veprimtarinë e tij autokratike ka cënuar rëndë imazhin dhe cilësinë e institucioneve demokratike në Shqipëri.
Studimi më i fundit i publikuar The Economist Inteligjence Unit e klasifikon Shqipërinë në grupin e vendeve me “regjim hibrid” që do të thotë demokraci e alternuar me autokraci.
Shqipëria radhitet në vendin e 83 –të ndër 167 vende duke qenë e para në grupin e të ashtuquajturave me “regjim hibrid” shumë larg vendeve me demokraci të konsoliduar.
Duke u renditur përkrah vendeve të tilla me defiçite të theksuara të demokracisë Shqipëria nuk përfshihet as në grupin e vendeve me demokraci të brishtë sic janë Maqedonia dhe Mali i Zi.
Në vend që imazhi i institucioneve të pavarura në Shqipëri të rritet edhe më shumë në kohën kur Shqipëria ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit në vend që institucionet demokratike kushtetuese të funksionojnë me standarte të reja ne përballemi me vlerësime të tilla që janë krejtësisht përgjegjësi e qeverisjes aktuale.
Lëvizja Socialiste për Integrim e ka shprehur në vazhdimësi se cilësia e institucioneve demokratike dhe funksionimi i tyre normal në një sistem demokratik varet para së gjithash nga zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
LSI përsërit qëndrimin e saj që për vendosjen e normalitetit të këtyre institucioneve është e nevojshme në radhë të parë që të vendosen standartet për zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta dhe demokratike si dhe respektimin e Kushtetutës dhe shtetit ligjor.
0x323030362d31312d3234 15:9)”