Deklarate per shtyp nga zv.Sekretari i pergjithshem i LSI z. Besjan Pesha

Deklarate per shtyp nga zv.Sekretari i pergjithshem i LSI z. Besjan Pesha

Deklarate per shtyp nga zv.Sekretari i pergjithshem i LSI z. Besjan Pesha LSI dënon dhunën e ushtruar nga Lidershipi i PS ndaj administratës se bashkive
 
Degjuam diten e djeshme nga goja e Gramoz Rucit lajmin se lidershipi I Partise Socialiste po tenton qe te organizoje sot perpara kryeministrise nje proteste te dhunshme dhe per me teper z.Ruci deklaroi se kete proteste te dhunshme e mbeshtesin nderkombetaret.
I bejme me dije  z.Ruci dhe gjithe qytetareve shqiptare se nderkombetaret e vetem qe mund te mbeshtesin protesten e tij te dhunshme ndoshta jane  kmeret e kuq kamboxhiane apo Kim Jong-ili I Korese se Veriut .
 
Ish ministri I brendshem I Partise se Punes I kthyer ne  ikone te vjeter te politikes se dhunes verbale dhe fizike e qe ende nxin nga  hija e zeze e 2 prillit  duhet te kuptoje se koha e kmereve te kuq dhe permbysjeve te dhunshme ka marre fund dhe se asnje prej drejtuesve te Partise Socialiste nuk mund ta pengoje dot me Shqiperine dhe shqiptaret qe te eci ne rrugen pa kthim drejt liberalizmit te vizave dhe integrimit te plote ne Bashkimin Europian.
 
Eshte e patolerueshme qe ne vend qe ti marrin seriozisht deklaratat e ministrit te shendetesise dhe te kujdesen per shendetin e qytetareve Rama e .Ruci tregojne se jane te gatshem te sakrifikojne  edhe jete njerezish per te arritur qellimin e tij ogurzi.
 
Gjithashtu dua te theksoj se dhuna e protestes se sotme ka nisur qe ne oret e para te mengjesit ku me mijra qytetare shqiptare te cilet punojne ne administratat e bashkive te qeverisura nga Partia Socialiste jane nxjerre me force nga vendet e punes dhe me dhune jane detyruar te nisen drejt Tiranes nen kercenimin e pushimit nga puna apo ndeshkimit ekonomik te tyre.
 
Ne emer te Levizjes Socialiste per Integrim dua sot te falenderoj te gjithe ata punonjes administrate te bashkive te PS qe pamvaresiht dhunes dhe presionit kane vendosur te vazhdojne ti sherbejne qytetareve si dhe dua tju bej thirrje te gjithe atyre qe sot ndihen te frikesuar prej Edi Rames dhe Gramoz Rucit se kjo qeveri do te jete gjithnje ne mbrojtje te tyre dhe te interesave te tyre prandaj le ti pergjigjen presionit dhe dhunes me injorim.
 
Partia Socialiste sot ka zgjedhur te ndjeke nje rruge te re ate te terrorizmit politik prandaj I ftoj te gjithe shqiptaret qe te distancohen nga kjo politike e mbrapshte e vjeter dhe e rrezikshme.
Dialogu politik ne kete vend behet dhe do te behet ne sallen e parlamentit ku edhe e ftojme rishtazi opoziten qe te vije per te lujtuar rolin e saj ne reformat e medha qe po ndermeren per ta cuar vendin drejt BE.
  0x323030392d31312d3230 17:28)