15 Feb Deklarate per shtyp nga Zv. Kryetari i LSI z. Edmond Haxhinasto
Deklarate per shtyp nga Zv. Kryetari i LSI z. Edmond Haxhinasto
Ne emer te LSI dëshiroj te shpreh kenaqesine e veçante per vendimin e djeshem te Keshillit Evropian per te hapur Procesin e marrjes se statusit te vendit kandidat per Shqiperine.
Vendimi i Keshillit Evropian seshte nje njohje e vullnetit dhe ne menyre te veçante e progresit te arritur nga Shqiperia ne procesin e integrimit Evropian te reformave te realizuara dhe atyre ne proces ne drejtim te forcimit te demokracise te ekonomise se tregut dhe te lirive e te drejtave te qytetareve.
LSI vlerëson te gjithe ata faktore politike e institucionale qe kane kontribuar ne marrjen e këtij vendimi pozitiv nga ana e Keshillit te Ministrave te Evropes.
Kjo eshte nje faze e re me e larte e marrdhenies se Shqiperise me Bashkimin Evropian qe kërkon pergjegjesi politike nga te gjithe aktoret politike ne vend qe kane si objektiv integrimin e vendit dhe lëvizjen e lire te shqiptareve.
LSI shprej gadishmerine e saj per te bashkëpunuar me te gjithe institucionet dhe partite e tjera per ta bere procesin e integrimit si veprimin e perbashket kolektiv te shoqerise dhe politikes shqiptare.
Kete vendim duhet ta marrin te gjitha partite sot. Koha i ndeshkon ata qe vonohen.
0x323030392d31312d3137 17:56)