Deklarate per shtyp nga Znj. Nora Malaj

Deklarate per shtyp nga Znj. Nora Malaj

Deklarate per shtyp nga Znj. Nora Malaj anetare e kryesise se LSI

Nora Malaj anetare e kryesise se LSI-se

 

Nesër nis dita e parë e vitit të ri Akademik 2010-2011.Në të gjitha universitete tona shtetërorte dhe në arsimin privat do të zënë vënd një armatë e madeh të rinjsh studente që duan të realizojnë dijet e tyre në fushat e ndryshme të arsimit për të patur një standart të sigurtë dhe një cilësi më të lartë dhe më të garantuar të saj. Në emër të LSI të uroj sot të gjithë studentët anë e mbanë vëndit armatën e mrekullueshme të pedagogëve rektorët e përkushtuar dhe të gjithë ata që punojnë dhe kontribuojnë për sistemin arsimor për të patur sa më shumë rezultate në drejtim të rritjes së cilësisë dhe standartizimit të sistemit Arsimor Shqiptar.

Zhvillimi i shpejtë dhe modernizimi i arsimit të lartë përbën një nga prioritete kryesore të LSI-së dhe të Qeverisë. Rritja e shoehtë e nivelit të arsimit është rruga kryesore për punësimin dhe rritjen e mirëqënies së rinisë shqiptare si dhe për zhvillimin dhe konsolidimin e demokracisë shqiptare.

Ne synojmë që të rrismin numrin e qytetarëve që vijojnë dhe përfundojnë arsimin e lartë për ti paraprirë zhvillimit të një shoqërie dhe ekonomie të mbështetur në dije.

 

Arsimimi i brezit të ri të Shqipërisë sipas standarteve internacionale mobilizon të gjitha burimet tona njerzore dhe materiale për tu vihen në shërbim të këtij qëllimi parësor.

LSI në programin e saj politik e ka shpallur si objektiv liberalizmin e pranimeve të studentëve në universitete i shoqëruar ky me rritjen e cilësisë që aktualisht përbën një proiblem kryesor shqetësues për gjithë sistemin e arsimit të lartë. Nesër viti i ri akademik nis me një numër më të madh të studentëve të vitit të parë që pas mabrimit me sukses të maturës shtetërore tanimë janë në nisjen e startit të studieve universitare

LSI në partneritet me programin e qeverisë është e vendosur të bëjë të mundur që shkollat e larta dhe qëndrat kërkimore të gëzojnë autonomi të plotë por kjo e shoqëruar në rritjen e përgjegjësisë publike dhe të llogaridhënies ndaj taksapaguesve dhe shoqërisë.

Në këtë kuadër duhet të implementohen standartet dhe modelet e sotme të autonomisë së shkollave perëndimore.

Ne nuk mund të vazhdojmë të eksperimentojmë modele të dështuara të cilat i mbyllin shkollat e larta nga shoqëria dhe nuk sigurojnë autonomi reale dhe përgjegjësi të mjaftueshme në përdorimin e mjeteve publike. Reforma duhet të bëhet duke implementuar modele demokratike që sigurojnë pjesmarrje të mjaftueshme dhe reale .

 

Me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës Këshilli i Ministrave para tre ditëve miratoi vendimin për kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për nevojë të Universitetit “Ismail Qemali të një hapësire tokë bujqësore  që do të përdoret për ndërtimin e një kampusi të ri universitar sipas projektit të paraqitur nga ky Universitet.

 

Kjo nismë e Këshillit të Ministrive dhe MASH është në kuadër të nxitjes së arsimit të alrtë cilësor ku elementi i imfrastrukturës univesritare është afktor dominant.

 

LSI mbështet dhe uron të gjithë stafin  pedagogjik të Universitetit të Vlirës duke e qujatur këtë si një nga arritjet më të mëdha të fillimvitit të ri akademik dhe duke vlersuar ngritjen e këtij kampusi për herë të parë me përmasa kaq të mëdha i cili do të dyfishojë dhe trefishojë numrin e studentëve si një prioritet i rëndësishëm i fuqizimit të universitetev rajonale të cilat po bëjnë një emër shumë cilësoar sic është universiteti i Vlorës Ismail Qemali.

Pas kamusit të parë aprovuar nga qeveria si një dhuratë e meritua UV në prag të fillimit të vitit akademik dhe në parg të 100 vjettorit të pavarësisi LSI uron dhe Universitetin e Tiranës dhe rektoratin e saj për fillimin e vitit të ri akademik në mjedise të restauruara të fakultetit të drejtësisë dhe të shkencave sociale.

LSI vlerosn dhe uron të gjithë stidentët që kanë mbaruar studimet e ciklit të parë me diplomën bacheler dhe fton të gjithë administratën publike në sketorin privat të rekrutojë dhe të punësojë sa më shumë nnga këta të rinjë të cilat kanë përfunduar shkollimin e tyre në ciklin e parë.

Njëkohësisht rrutja e numrit të studentëve në vazhdimin e rezultateve të tyre në procesin e mësimit me një numër total rreth 10845 kuota është një tregues tjetër pozitiv dhe që mbështetet nga politika e LSI për të rritur dijet dhe standartet e qytetarëve shqiptarë.

 

Një urim të fundit në këtë fillim viti akademik LSI ia adreson të gjitha familjeve shqiptare të cilat e duan dhe e vlersojnë arsimin shqiptar. Një vit sa më i mbarë në suskesin dhe në rezultat e fëmijëve të tyre pasi vetëm kështu do të realizohet i plotë procesi i integrimit dhe shoqëria shqiptare do të ketë më pak varfëri më shumë standarte dhe më shumë siguri për jetën.Urimin e vecantë në këtë fillim viti akademik LSI ia drejton të gjithë të rinjëve dhe të rejave që krahas studimeve të tyre kontribuojnë edhe në politikë duke i falenderuar të gjithë simpatizantët dhe përkrahësit e LSI të gjithë forumin rinor të LRI suksese në rrugën e dijes pasi vetëm kështu procesi i integrimit dhe lëvizjes së lirë do të jetë i sigurtë dhe garanti i së nesërmes.

Urime të nderuar profesorë që me dijen tuaj keni dhënë kontributin më të cmuar për shoqërinë urime të nderuar pedagoge që me dijet tuaja promovoni vlerat pozitive në shoqëri urime të dashur të rinjë të shqipërisë që marrjes së vizave nëpërmjet kartës së studentit do të jeni të parët që do të realizoni pritshmëritë tuaja në fushën e shkencës dhe të dijës.

Urime të gjithë universiteteve private që rezlizoni një asrim ciëlsor urime të gjithë familjeve shqiptare prindë
rve shqiptarë që në emër të shkollimit me standart të fëmijëve tuaj sakrifikoni gjithcka.

Një falenderim të vecantë medias që është promotori i ngritjes dhe mbështetje së vlerave kombetare në sistemin arsimor shqiptar.

0x323031302d31302d3130 11:20)