Deklarate per shtyp nga z. Luan Rama

Deklarate per shtyp nga z. Luan Rama

Deklarate per shtyp nga z. Luan Rama Sekretar per mardheniet publike ne LSI

Duke rimarrë edhe një herë në komunikimin me ju e përmes jush me gjithë opinionin publik çështjen e dialogut politik e të zgjidhjes në të mirë të interesave europiane të vendit të situatës absurde të krijuar pas bojkotit të pakuptimtë të Kuvendit prej lidershipit socialist dëshiroj të nënvizoj faktin se e gjithë vijësjellja politike e kryetarit josocialist të Partisë Socialiste rezulton të jetë fund e krye një demagogji e shndërruar në një parodi tallëse e fyese në rradhë të parë për vetë socialistët të cilët nuk i bashkon asgjë me interesat e ngushta që mbron dhe përfaqëson kryetari dhe enturazhi i tij josocialist që ka uzurpuar Partinë Socialiste.

Në mënyrë djallëzore dhe të qëllimtë Kryetari josocialist i PS-së po e paraqet problemin si një çështje kutish. Jo nuk është çështje kutish është çështje Kushtetute është çështje parimesh themelore mbi të cilat ngrihet dhe funksionon një shtet demokratik.

Edi Rama synon të shembë kushtetutshmërinë e vendit dhe të institucioneve që zbatojnë kushtetutën synon të institucionalizojë praktikën antidemokratike të mos njohjes së autoritetit të pavarur të gjykatave duke krijuar kështu një precedent të rrezikshëm që do të përhapej si një virus kundër demokracisë dhe institucioneve kushtetuese edhe në vendet e tjera të Ballkanit e deri në republikat e Kaukazit.

Kur ne socialistët e bëmë vendin me Kushtetutë përmes një kalvari sakrificash e përpjekjesh që dinë t’i përballojnë të gjithë ata që duan dhe mbrojnë interesat e vendit nuk kishim nga ta dinim se në një natë okulte kryetari josocialist i Partisë Socialiste do ta ndryshonte Kushtetutën me të njëjtën papërgjegjshmëri që po trajton edhe vetë Partinë Socialiste interesat e votuesve dhe mbështetësve te saj që janë po aq edhe interesat europiane të të gjithë qytetarëve shqiptare që  po shohin se si nën pretendimin absurd për hapjen e kutive në fakt po synon të pengojë hapjen e kufijve dhe lëvizjen pa viza të shqiptarëve në BE.

Dhe sot Kryetari i  PS-se ne vend qe te dëgjoje e te reflektoje ne përputhje me interesat e vendit na thotë se do te thërras popullin ne rruge për te interpretuar kushtetutën kur po ky njeri as nje vit me pare kur ndryshoi kushtetutën dhe kur ne kërkonin Referendum për ndryshimet Kushtetuese thoshte se populli nuk është i afte te interpretoje Kushtetutën

Partia Socialiste është sot ne pike te hallit; pa lidership vizionar pa institucione dhe forume qe te shprehin dhe mbrojnë demokracinë e brendeshme ne parti pa përfaqësim parlamentar pa alternative tjetër përveç bojkotit e rrugës pa miq dhe aleate ndërkombëtare te cilët i ka patur me te shumte edhe kur sapo qe krijuar me 1991.

Prandaj i ftoj koleget e bashkëluftëtaret e kohëve te vështira kur krijuar forcuam e modernizuam  Partine Socialiste dhe e bëme atë force qeverisëse te vendit qe te mos pranojnë qe dikush te tallet me ta e ti dërgojë te bëjnë roje ne pallate klientësh por  te shkojnë ne Kuvend e te bëhen roje e  interesave te vendit e te dëshmojnë se nuk janë peng i atyre interesave qe kane marre peng kryetarin e tyre josocialist.

0x323031302d30322d3230 Luan Rama.jpg 23:30)