Deklaratë për shtyp nga z.Besjan Pesha

Deklaratë për shtyp nga z.Besjan Pesha

Deklaratë për shtyp nga z.Besjan Pesha Zv.Sekretar I Përgjithshëm I LSI

Besjan Pesha: Matura shtetërore process shumë I rëndësishëm. LSI garante e të drejtave të të rinjve.Dua sot të tërheq vëmendjen e opinionit public por edhe të institucioneve përkatëse për një nga proceset më të rëndësishme që është duke u administruar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës procesin e maturës shtetërore. Procesi I maturës shtetërore është shumë I rëndësishëm për dhjetra mijra maturantë të cilët me ankth janë duke pritur se si do të vazhdojë jeta e tyre akademike dhe profesionale.

Lëvizja Socialiste për Integrim mbështet punën e deritanishme të bërë nga MASH në administrimin e procesit por gjithshtu inkurajon sot të gjitha institucionet e përfshira në te që të tregojnë maksimumin e përgjegjshmërisë dhe profesionalizmit në mënyrë të tillë që ai të jetë I shpejtë transparent dhe mbi të gjitha I drejtë për të gjithë maturantët për të shmangur cdo lloj  konfuzioni përpara fillimit të vitit universitar. 

LSI do të jetë gjatë gjithë kohës në mbështetje të një procesi sa më të rregullt dhe do të garantojë cdo të ri dhe të re maturant se do të ulet në auditoret e universitetit në sajë të meritës së akumuluar gjatë viteve dhe të shprehur gjatë testimeve por edhe preferencës që ka treguar për shkollimin e lartë.

Nga ana tjetër ne kemi filluar një tur bisedimesh dhe konsultimesh me një sërë organizatash rinore qeveritë e nxënësve dhe faktorë të tjerë të shoqërisë civil duke dëgjuar me kujdes të gjitha rekomandimet dhe shqetësimet e tyre në lidhje me proceset e mësimdhënies aktiviteteve të ndryshme dhe cilësinë e ambjenteve shkollore rekomandime të cilat do të reflektohen në programin e përbashkët qeverisës.

Dua sot të garantoj të gjithë të rinjtë shqiptarë se LSI do të jetë përherë një dëgjuese reflektuese dhe mbështetëse e kërkesave të tyre.

0x323030392d30382d3036 besjan pesha.jpg 15:50)