16 Feb Deklarate per shtyp nga sekretari per marredheniet me publikun prane LSI z. Ardit Cela
Deklarate per shtyp nga sekretari per marredheniet me publikun prane LSI z. Ardit Cela
Tiranë më 22/08/2010
Deklaratë për shtyp
Lëvizja Socialiste për Integrim
Ardit Çela
Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun
Duke shfrytëzuar këtë komunikim me mediat përfitojmë edhe njëherë nga rasti për ti përsëritur sërish lidershipit të Partisë Socialiste ftesën për të kontribuar në mënyrë konstruktive për të tashmen dhe të ardhmen e vendit.
Për fat të keq qëndrimet e Partisë Socialiste kanë qënë bllokuese dhe në mungesë të plotë të alternativave.
E megjithatë ne shprehim besimin dhe urojmë njëkohësisht që lidershipi i opozitës të kthehet në rrugën e arsyes të heqë dorë nga politika e vjetër e konflikteve artificiale e të paqëna si dhe të shtrëngojë fort dorën e shtrirë të mazhorancës për të bashkëpunuar për reformat e rëndësishme në të mirë të vendit.
Partia Socialiste duhet ta kuptojë njëherë e mirë se interesat kombëtare qëndrojnë mbi gjithçka dhe se qëndrimi në llogore të mbyllura e të betonuara vetëm e vetëm për hirë të interesave personale është kontributi më negativ që mund të japë për zhvillimin dhe të ardhmen e vendit.
0x323031302d30382d3232 Ardit Cela.jpg 11:20)