Deklarate per shtyp nga Sekretari per Mardheniet Publike ne LSI

Deklarate per shtyp nga Sekretari per Mardheniet Publike ne LSI

Deklarate per shtyp nga Sekretari per Mardheniet Publike ne LSI Z.Luan Rama ne lidhje me zbulimin e eshtrave ne periferi te Tiranes

Deklaratë: Luan Rama
Sekretar për Marrëdhëniet Publike në LSI

Ngjarje si ajo e ditëve të fundit kur në periferi të Tiranës u zbuluan eshtrat e disa të vrarëve që mendohet të jenë të të pushkatuarve të sistemit totalitar sjellin në vëmendjen e gjithsecilit prej nesh një dimension gjithnjë e më të trishtë për rrjedhojë edhe një pamje  me reale të përmasave makabre të luftës se klasave që realizohej përmes sistemit të organeve të Diktaturës së Proletariatit.
 
Jo thjeshtë për humanizëm por në solidaritet me dhembjen njerëzore të të gjithë atyre që humbën njerëzit e tyre më të dashur LSI thekson nevojën e një vëmendjeje më të madhe shtetërore dhe të një angazhimi real për të bërë të  mundur që familjarët e tyre të kenë mundësinë të paktën që të afërmit e tyre viktima të regjimit komunist të prehen në një varr. Kjo gjë parakupton që kërkimi identifikimi dhe rivarrimi i tyre të mos mbetet në dorë të individëve të interesuar por të bëhet nga shteti. Ky është edhe nderimi e respekti më i madh që mund të tregohet ndaj tyre dhe ndaj familjarëve që u përndoqën e persekutuan.
 
Ndërkaq dëshiroj të nënvizoj se propozimi i disa deputetëve të Partisë Demokratike që 29 nëntori të jetë dita e nderimit të viktimave të regjimit totalitar është i pamenduar dhe më i papërshtatshmi pasi 29 nëntori është referencë e rëndësishme e historisë antifashiste të popullit tonë si një popull antifashist e kontributor me shumë sakrifica në koalicionin e madh antifashist.

Duke mos e konsideruar atë propozim si qëndrim zyrtar të Partisë Demokratike dua t’ju kujtoj deputetëve të rinj të PD-së se me propozimin dhe insistimin e deputetëve të PD-së kur ajo ishte në opozite kur u miratua ligji “Për shpalljen e Ditës së Kujtesës” Nr. 9280 date 23.09.2004 u shtuan konkretisht edhe dy pika të cilat po i citoj;
Pika 3.“Dita e kujtesës “është ditë e përkujtimit të përndjekjes së shqiptarëve në formën e zhdukjes fizike burgosjes internimit dëbimit dhe spastrimit etnik.
Pika 4; “Dita e kujtesës”është ditë homazhi dhe reflektimi për cilindo që ka qenë objekt i dhunës kolektive në formën e etnocidit gjenocidit dhe aparteidit.

Pra ka një ligj që nderon të gjitha viktimat në formën dhe në cilësinë e përndjekjes siç e parashikon ligji nga njëra anë dhe nga ana tjetër nëse do të duhet që për arsye më specifike të nderohen edhe me një datë tjetër këto viktima të përcaktohet një datë homazhi apo një datë tjetër nderimi dhe memorie kjo nuk mund të jetë zgjidhje që vjen si pasojë e emocionit të krijuar për shkak të efekteve e dhimbjes njerëzore si pasojë e gjetjes së atij varri masiv por kjo duhet të jetë produkt diskutimi edhe me përfshirjen e institucioneve që përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e të përndjekurve politikë në mënyrë që gjithçka të jetë në respekt të sakrificës dhe  dhimbjes së të gjithëve. Sepse midis atyre me apo pa varr dhe atyre që nuk janë gjendur eshtrat ka edhe nga ata të cilët kanë qenë partizanë dhe komandantë në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare (LANC) që kanë kontribuar dhe sakrifikuar për Shqipërinë dhe për të cilët 29 nëntori është e njëjta ditë e çlirimit të Shqipërisë pavarësisht sesi u soll sistemi apo tërësia e institucioneve të diktaturës edhe ndaj vetë atyre që bënë luftën Nacional Çlirimtare.
 
Pra ngjarje të tilla që kanë të bëjnë me sensibilitete njerëzore që kanë të bëjë me nderimin përkujtimin homazhin vlerësimin dhe rivlerësimin e gjithë atyre që janë dënuar nga sistemi totalitar duhen trajtuar me seriozitet e sens qytetar me humanizëm e pa tendencë për të lënduar ndokënd po për të respektuar gjithkënd.
 
29 nëntori ka vendin e vet në histori dhe nuk mund të tjetërsohet si datë ajo nuk mund të bëhet referencë për të tjera ngjarje të cilat mund të përkujtohen e nderohen në një datë tjetër në morine e shume ditëve qe ka viti.

0x323031302d30322d3131 luan rama.jpg 12:42)