Deklarate per shtyp nga Sekretari Nderkombetar I LSI Z. Edmon Haxhinasto

Deklarate per shtyp nga Sekretari Nderkombetar I LSI Z. Edmon Haxhinasto

” Deklarate per shtyp nga Sekretari Nderkombetar I LSI Z. Edmon Haxhinasto Keto dy ditet e fundit partneret me te rendesishem nderkombetare te Shqiperise Bashkimi Evropian nepermjet Komisionerit te Zgjerimit zotit Oli Rehn dhe  sot SHBA nepermjet zonjes Rozmari De Karlo ndihmes-sekretare ne Departamentin e Shtetit kane deklaruar se çeshtja e standarteve te zgjedhjeve ne Shqiperi eshte nje çeshtje thelbesore dhe kane shprehur shqetesimin e thelle per bllokimin e procesit zgjedhor.

Zonja De Karlo ka shkuar me tej duke u shprehur ne menyre eksplicite se koha nuk pret më që zgjedhjet të zhvillohen më 20 janar.

Ne emer te Levizjes Socialiste per Integrim deshiroj te theksoj domosdoshmerine e nje reflektimi te shpejte nga ana e mazhorances aktuale per tu ulur ne tryezen e bisedimeve me qellim qe te arrihet konsensusi dhe marreveshja per standartet dhe kohen e zhvillimit te zgjedhjeve.

Data e zhvillimit te zgjedhjeve tashme eshte pjese organike e  standarteve ne kuptimin qe data  percakton kohen fizike nese standartet jane te realizueshme apo jo.

Ashtu siç u shpreh edhe zonja De Karlo vleresimi i metejshem i performances se vendit tone ne drejtim te NATOS dhe BE-se do te behet mbi bazen e cilesise se ketyre zgjedhjeve.

Prandaj deshiroj te rishpreh qendrimin e deklaruar sot nga LSI PDK dhe PBDNJ per thirrjen e tryezes se bisedimeve nga Presidenti si nje institucion mbipartiak per te gjetur konsensusin dhe zgjidhjen e krizes dhe arritjen e cilesise se domosdoshme te standarteve zgjedhore. 0x323030362d31322d3231 12:34)”