Deklaratë për shtyp nga Sekretari i Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Çështje Ligjore në LSI z. Spartak Braho

Deklaratë për shtyp nga Sekretari i Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Çështje Ligjore në LSI z. Spartak Braho

Deklaratë për shtyp nga Sekretari i Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Çështje Ligjore në LSI z. Spartak Braho Spartak Braho.

 

Sekretari i Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Çështje Ligjore në LSI

 

Jemi në këtë deklaratë për median për një çështje shuam të rëndësishme siç është reforma zgjedhore çështje e vënë në axhendë nga rekomandimet e fundit të institucioneve dhe partnerëve tanë ndërkombëtar.

 

Siç dihet dhe dua të rikonfirmojë dhe nj herë se në memorien e reformave të kaluara zgjedhore LSI-ja ka luajtur gjithmonë rol aktiv. I ka paraprirë dhe ka qenë jo vetëm konstruktive por edhe parimore.

 

Koha ka treguar se qëndrimet e LSI-së për reformën zgjedhore kanë qenë jo vetëm të drejta por edhe të nevojshme ndonëse shpesh herë ranë dhe në vesh të shurdhër. Gjithsesi ne do të vazhdojmë të jemi konstruktiv dhe aktiv dhe parimor për këtë çështje të rëndësishme politike dhe institucionale të vendit.

 

Ajo që dua të theksoj me këtë rast në konferencë shtypi është se LSI-ja propozon që si çështje primare që lidhet me modalitet e reformës zgjedhore të jetë përcaktimi i një platforme dhe kalendari veprimesh konkrete dhe i detajuar ku rolin kryesor ta përfshijë ideja e një tryeze ndërpartiak gjithëpërfshirëse.

 

Në këtë rast nuk kam parasysh vetëm pjesëmarrjen në këtë tryezë të partive politike parlamentare por tërë aktorëve politik aktiv si dhe ata të shoqërisë civile.

Ne u bëjmë forcave politike që të heqin dorë nga retorika që nuk thotë asgjë që nuk parashikon asgjë që nuk vendos asgjë.

 

LSI është e gatshme që të kontribuojë në mënyrë aktive dhe konstruktive. Fakti që LSI ka kohë që ka filluar punë ka ngritur strukturat e saj në nivel qendror dhe lokal.

 

Ka përcaktuar idetë kryesore të saj për reformës zgjedhore. LSI shprehet e hapur për të gjithë kuadrin politik për të bashkëpunuar dhe marrë parasysh të gjitha propozimet nga do që vijnë për të gjitha riformulimet dhe rikorrigjimet ligjore të kodit zgjedhore prioritetin e të cilave duhet ta zënë vërejtjet që kanë bërë institucione të specializuar ligjore siç është OSBE/ODHIR. Edhe një herë ju bëjmë thirrje forcave politike kryesore të ulemi në tryezën e dialogut sa më parë për këtë çështje dhe eveniment kryesor të jetës politike në vend.

 

A ka LSI ndonjë marrëveshje paraprake për reformën me PD ?

 

Mesa jam unë në dijeni nuk ka ndonjë marrëveshje paraprake për këtë çështje.

 

LSI do pretendojë ndryshimin e sistemit ?

 

Ne jemi të hapur për të gjitha propozimet qoftë për ndryshimin e sistemi zgjedhore dhe për çështje të tjera të administrimit zgjedhor me probleme të tjera të kodit zgjedhor.

Kryesore siç e theksova dhe më parë është që të ulemi në tryezën e dialogut dhe ne jemi të hapur për çdo gjë. sa më parë 0x323031302d30362d3139 Spartak Braho.jpg 17:10)