Deklarate per shtyp nga nenkryetarja e LSI

Deklarate per shtyp nga nenkryetarja e LSI

Deklarate per shtyp nga nenkryetarja e LSI Erisa Xhixho Deklarate: Erisa Xhixho

N/Kryetare e LSI

 

Xhixho:  LSI  këmngulje për zbatimin e Rezolutës së Parlamentit Evropian.

 

Xhixho:  Vlerësojmë reflektimin e PS për zgjidhjen e ngërçit.

 

Xhixho:  PS të bëhet pjesë e reformave integruese të Shqipërisë.

 

 

 

Për LSI-në që vazhdimisht dhe me këmngulje ka bërë thirrje për zbatimin e Rezolutës së Parlamentit Evropian asnjëherë nuk është vonë që palët të reflektojnë pozitivisht dhe në sensin e duhur për të lënë mënjanë interesat partiake e për të vënë mbi to interesat evropiane të vendit.

 

LSI përshëndet çdo iniciativë e cila është në favor të krijimit të kushteve për bashkëpunim dhe kontributeve pozitive për zgjidhjen të problematikës që aktualisht është krijuar pa përfundimit të zgjedhjeve të vitit të kaluar.

 

Ka ardhur koha që të hiqet dorë nga inflacioni i deklaratave dhe demagogjia dhe të kalohet në veprime konkrete dhe aksione politike e ligjore që të garantojnë një reformë zgjedhore të standarteve evropiane.

 

Nga kjo pikëpamje e konsiderojmë një shenjë pozitive reflektimin ndaj ftesës së bërë me kohë prej nesh përmes qëndrimit të mbajtur sëfundmi në emër të Partisë Socialiste nga Sekretari i Përgjithshëm i saj për t;iu drejtuar Komisionit të Venecias që të shpreht në lidhje me qëndrimin që duhet mbajtur ndaj fletëve të votimit dhe ër ti çelur rrugë kështu Komisionit Hetimor Parlamentar.

 

Koha e humbur për shkak të qëndrimeve refraktare dhe inatçore duhet të shërbejë që palët të përshpejtojnë ritmet e angazhimit konkret dhe të kontributeve reale për kapërcimin e gjendjes së krijuar.

 

Duke shpresuar që në qëndrimi më i fundit i PS të jetë fillimi i një procesi bashkëpunues e ftojmë lidershipin socialist të integrohet dhe të bëhet pjesë e tërë procesit të reformave europianizuese të vendit sepse vetëm bashkëpunimi dhe respekti ndaj institucioneve legjitime të vendit kontributet pozitive dhe alternativat konkurruese janë ato që pret vendi në këtë kohë sfidash të mëdha. 0x323031302d30382d3238 13:37)