Deklarate per shtyp nga Nenkryetari i LSI Z.Sokol Axhemi

Deklarate per shtyp nga Nenkryetari i LSI Z.Sokol Axhemi

” Deklarate per shtyp nga Nenkryetari i LSI Z.Sokol Axhemi Lëvizja Socialiste për Integrim e angazhuar seriozisht për zgjidhjen e krizës politike vëren me shqetësim të madh që PD dhe segmente të caktuara destruktive te opozites duke ja hedhur fajin njera-tjetres janë të angazhuara të sabotojnë zgjidhjen e krizës dhe zhvillimin e zgjedhjeve lokale duke mbajtur peng arritjen e standarteve për realizimin e zgjedhjeve të rregullta në Shqipëri.

Përpjekja e djeshme e Berishës zbuloi qartë vullnetin e tij për bllokimin e zgjedhjeve duke u sinkronizuar qartë me segmente të caktuara brënda të majtës që mbi interesat e stabilitetit te vendit dhe elektoratit vendosin interesat karrieriste të individëve të veçantë.

LSI ashtu si edhe në 4 korrik e konsideron parlamentin e Megadushkut që mbart në gjirin e vet mbi 30 deputete ilegjitime që duhet rinovuar sa më shpejtë.

LSI është e vendosur të mbështese të gjitha përpjekjet për zgjidhjen e krizës dhe të denoncoje para opinionit publik kombëtar dhe atij ndërkombëtar të gjitha prapaskenat në dëm të arritjes së standarteve të vërteta qdhe stabilitetit te vendit per qellime qe do të bëhen të qarta shumë shpejt opinionit publik.  

Ne jemi të vendosur të mbështesim vullnetin e elektoratit shqiptar dhe sugjerimet e faktorit ndërkombëtar që zgjedhjet lokale të zhvillohen sa më shpejt konform të gjitha standarteve për të nxjerrë vendin nga kriza artificiale dhe e qëllimshme e segmenteve destruktive të politikës shqiptare.

0x323030362d31322d3233 12:34)”