Deklarate per shtyp nga nenkryetari i LSI Z. Petrit Vasili

Deklarate per shtyp nga nenkryetari i LSI Z. Petrit Vasili

” Deklarate per shtyp nga nenkryetari i LSI Z. Petrit Vasili Lëvizja Socialiste për Integrim duke ndjekur më shumë preokupacion dhe shqetësim situatën në të cilën ndodhet procesi zgjedhor konstaton se ky proces është thellësisht i rrezikuar si pasojë e mungesës së plotë të përgjegjësisë dhe angazhimit nga ana e mazhorancës për përmbushjen e standarteve normale për mbajtjen dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kjo shpjegon qartë dëshirën e shfrenuar të maxhorancës për të kryer sa më parë një proces zgjedhor të manipuluar dhe të përcudnuar që në gjenezën e tij.

Ezaurimi i afateve ligjore për shpalljen e datës së  zgjedhjeve dhe insistimi e presioni i maxhorancës për shpalljen e tyre nuk janë asgjë tjetër vecse një refren i vjetër politik që ka zanafillën e tij dramatike në zgjedhjet e turpshme të 26 majit 1996.
Spekullimi me pretekstin e detyrimit kushtetues të presidentit për shpalljen e datës  së zgjedhjeve ndonëse Kushtetuta e vendit nuk përcakton asgjë lidhur me këtë cështje pasi është vetëm kodi zgjedhor ai që përcakton këto cështje është vetëm një tentativë për përcaktimin e një date që do të ishte tëresisht fiktive dhe që nuk do të kishte asnjë lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe garantimin e standartëve të tyre.

Në situatën në të cilin ndodhet vendi shpallja e datës së zgjedhjeve nuk është thjesht dhe vetëm përmbushje e një detyrimi formal por është një reflektim shumë më i thellë që ka të bëjë në radhë parë me mënyrën europiane dhe demokratike se dhe brënda standarteve me të cilin Shqipëria do të futet në këto zgjedhje. Vetëm realizimi i standartëve absolutisht të domosdoshme për mbajtjen e zgjedhjeve normale do të përcaktonte natyrshëm edhe datën e zgjedhjeve që është tërsisht e varur dhe e përcaktuar vetëm nga realizimi i tyre.
LSI thekson se taktika e faktit të kryer në mbajtjen e zgjedhjeve e ndjekur nga maxhoranca është e destinuar të dështojë pasi ajo do të prodhonte një destabilitet politik dhe shoqëror që do të fuste vendin sërish në një udhëkryq të ri dhe shumë të rrezikshëm cka do të ishte një vetvrasje politike për vetë këtë shumice fiktive që drejton sot vendin.   

Z.Vasili nesër Presidenti i Republikës dekreton datën e zgjedhjeve çfar do të bëjë opozita nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin në Janar?

Mendoj se shpallja e datës së zgjedhjeve nga Presidenti do të ishtë thjeshtë formale. Për më tepër mendoi së kjo as nuk zgjidh dhe as nuk realizon procesin zgjedhor që kërkojmë por mendoj se gjithë dialogu dhe përgjegjësia duhet të ushtrohet nga forcat politike në tër gjersin e shtrirjes tyre të cilët duke matur veten dhe procesin me standartet do të përcaktojnë edhe një rishikim pse jo në një afat plotësisht normal të datës së zgjedhjeve. Përcaktimi i datës së zgjedhjeve nuk ka të bëjë në mënyrë të drejtëpërdrejtë me Kushtetutën afati i mbajtjes së zgjedhjeve lidhet në mënyrë të drejtëpërsëdrejti me Kodin Zgjedhor i cili është në procesin e reformimit.

Z.Vasili a mendoni se amendimet në Kodin Zgjedhor do ta zgjidhin këtë situatë?

Sigurisht amendimet do të përmirësonin në themel disa element të rëndësishme në mënyrë të veçantë të administrimit të votës së shqiptarëve. Procesi i reformimit të Kodit Zgjedhor është një proces i gjërë  dhe ka element të tjerë që mendoj që duhet të rezauroheshin tërsisht sikurse është problemi i Dushkut. Gjithësesi mendoi se kushte të pakapërcyshme janw listat e zgjedhësve kartat e indetitetit boja e dukshme për votuesit pra element këto që garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

0x323030362d31322d3031 12:30)”