Deklarate per shtyp nga nenkryetari i LSI z. Petrit Vasili

Deklarate per shtyp nga nenkryetari i LSI z. Petrit Vasili

Deklarate per shtyp nga nenkryetari i LSI z. Petrit Vasili

Deklarate: Petrit Vasili           

N/Kryetar i LSI.

 

Lëvizja Socialiste për Integrim ka përcjellë me vëmendje zhvillimet politike në vend si dhe mënyrën e  zhvillimit të debatit  politik i cili po konsumohet tashmë gjerësisht në sytë e publikut. Lëvizja Socialiste për Integrim vlerëson se konfrontimet e egra denigruese nuk janë ato që sjellin progresin dhe zhvillimin e vendit aq të mirëpritur nga shqiptarët. Vendi ynë ka nevojë sot më shumë se kurrë më parë nevojë për një bashkëpunim konstruktiv dhe për shumë energji pozitive për të fituar sfidat e mëdha dhe shumë të rëndësishme që ka përpara.

 

Ne vlerësojmë se korrupsioni duhet të goditet pa asnjë kompromis por ne mendojmë se nuk mund të luftohet korrupsioni me fletë-rrufe televizive por vetëm duke u mbështetur tek institucionet legjitime të vendit.

 

LSI vlerëson se reforma zgjedhore është një domosdoshmëri që nuk pret më dhe çdo forcë politike për çfarëdo lloj shkaku apo sebepi që i shmanget përmbushjes së këtij detyrimi nuk bën gjë tjetër veçse ngarkon veten me përgjegjësi mjaft të rënda për zhvillimin e ardhshëm demokratik të vendit.

 

Gjithashtu ne nënvizojmë se duhet një përgjegjshmëri më e madhe si dhe një vetëpërmbajtje evropiane politike nga të gjitha forcat politike në zhvillimin e debatit politike në formën e zhvillimit të këtij debati në përmbajtjen e këtij debati në mënyrë që të mos dëmtohet imazhi i vendit pikërisht tani në kulmin e proceseve integruese thjesht dhe vetëm për interesa të ngushta politike dhe personale.

 

Rezoluta e Bashkimit Evropian dhe zbatimi i saj janë një sfidë madhore zbatimi i së cilës përmes një bashkëpunimi politik dhe një konstruktiviteti të plotë mes forcave politike do të ishte mesazhi më i qartë dhe më elokuent për partnerët tanë ndërkombëtarë për pjekurinë e politikës shqiptare dhe për atdhetarizmin e saj. Pra të një politike që vë interesat e atdheut përpara  çdo interesi tjetër politik të ngushtë personal apo vetjak.

 

Sezoni i ardhshëm parlamentar që na pret në mënyrë të veçantë këto dy kryesfida rezolutën dhe  fillimi i një pune intensive pas një kohe shumë të gjatë të humbur për reformën zgjedhore janë dy kryeçështje të cilave nuk mund tu shmanget askush.

Apeli ynë shkon për një përgjegjshmëri dhe konstruktivitet më të plotë për fitimin e këtyre dy sfidave.

 

PS ka ndezur dritën jeshile se mund të jetë komisioni i Venecias që mund të japë verdiktin përfundimtar për fletët e votimit. A mund ti drejtohet kryetarja e kuvendit këtij komisioni për të marrë në shqyrtim çështjen?

 

 Rruga me të cilin komunikohet me Komisionin e Venecias është e qartë. Kushdo që ka ankesa dhe pretendime është ai që i drejtohet Komisionit të Venecias. Kështu që PS e cila ka ankesa apo ka rezerva duhet të ndërmarri dhe nuk e  kuptoj pse nuk e ndërmerr një rrugë të tillë për të parashtruar ankesat apo rezervat që ka lidhur me këtë ceshtje. Nuk e kuptoj pse ua kërkon të tjerëve dhe i shmanget një përgjegjësie të tillë.

PS thotë se reforma zgjedhore do të fillojë vetëm pasi Komisioni Hetimor për Çështjet Zgjedhore të ketë filluar punë. A bashkoheni dhe ju me ta duke ditur se ngushtohen afatet për reformën zgjedhore?

 

Një pjesë të përgjigjes unë e gjej në pyetjen tuaj. Nuk ka kohë për të humbur më për reformën zgjedhore. Reforma zgjedhore mund të fillojë edhe që nesër pra që të hënën e kësaj jave. Ndërkohë që çështjet e këtij komisioni për çështjen e zgjedhjeve të 28 qershorit është një ceshtje krejtësisht më vete dhe nuk ka lidhej fare me reformën zgjedhore. Reforma zgjedhore përmirësimi i saj ka qenë një sfidë që ka filluar që ditën parë pas zgjedhjeve që kur raportuesit ndërkombëtarë kanë bërë shënimet e tyre dhe na kanë lënë disa detyra. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë sesa përmbushjen e këtyre detyrave as u shmangemi përmbushjes së këtyre detyrave. Janë ata gjykatësit ndërkombëtarë për ta bërë këtë gjë dhe çdo tentativë për ta bërë këtë gjë do të thotë mungesë vullneti apo rikthim shumë i dëmshëm e negativ në ato praktika të ndryshimit të kodit zgjedhor në sekondat e  fundit gjë që na ka bërë të riciklojmë historitë e një kodi zgjedhor me probleme dhe të pa përshtatshëm.

0x323031302d30382d3239 20:55)