15 Feb Deklaratë për shtyp nga Besjan Pesha
Deklaratë për shtyp nga Besjan PeshaZv.Sekretar i Pergjithshëm LSI Dua sot në rradhë të parë të falenderoj edhe një herë të gjithë ata të rinj dhe të reja që në datën 28 qershor iu drejtuan kutive të votimit dhe treguan me votën e tyre se kanë dëshirë të jenë pjesë e vendimarrjes politike të vendit tonë dhe në mënyrë të vecantë të gjithë ata të rinj të të reja të cilët votuan për Lëvizjen Socialiste për Integrim në 28 qershor.
Dua sot ti garantoj të gjithë të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë se LSI do të zbatojë gjatë këtij 4 vjecari programin e saj për rininë program ky i paraqitur gjatë fushatës elektorale.
Gjatë 4 vjecarit të ardhshëm LSI do të ecë krah për krah me të rinjtë shqiptarë duke iniciuar dhe garantuar zbatimin e një sërë nismash ligjore të cilat synojnë integrimin e mëtejshëm të të rinjve të vendit në proceset e vendimarrjes nxitjen dhe zhvillimin e talenteve të reja në fushën e arsimit kulturës sportit etj përmirësimin e mëtejshëm të proceseve të mësimdhënies në të gjitha nivelet e shkollimit në vend përfshirjen e sa më shumë të rinjve në aktivitete publike garantimin i të drejtave të cdo të riu shqiptar në raport me shtetin etj.
Karta dhe statusi i studentit projektligji për vullnetarizmin përmirësimi i mëtejshëm i procesit të maturës shtetërore projektet për sportin dhe kulturën nxitja dhe mbeshtetja e projekteve dhe organizatave rinore brenda ambjenteve shkollore dhe jashte tyre do të jenë disa nga nismat konkrete që LSI do të propozojë dhe ndërmarë gjatë këtij 4 vjecari ku ne jemi të sigurtë se do të arrijmë ti garantojmë cdo të riu dhe të reje në Shqipëri lëvizjen e lirë në vendet e Bashkimit Europian për te vene me ne fund shenjen e barazimit midis rinise shqiptare dhe asaj Europiane.
Ne kemi bindjen e plotë se falë angazhimit të LSI dhe vizionit tonë të 4 vjecari i ardhshem do te jetë 4 vjecari i rinise shqiptare. 0x323030392d30382d3032 18:08)