Deklarate per shtyp mbajtur nga Sekretari Nderkombetar i LSI

Deklarate per shtyp mbajtur nga Sekretari Nderkombetar i LSI

” Deklarate per shtyp mbajtur nga Sekretari Nderkombetar i LSI Z.Edmond Haxhinasto Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim përshendes reagimin më të fundit të Kongresit Amerikan duke kërkuar edhe angazhimin e Presidentit të SHBA Xhorxh Bush  për të realizuar një proces  të lirë e të ndershëm zgjedhor për zgjedhjet vendore.

Një angazhim i tillë i Kongresmenëve amerikanë vjen pas vlerësimit së përgatitjet për zgjedhje sidomos në drejtim të listave të zgjedhësve dokumentave të identifikimit dhe elementëve të tjerë të infrastrukturës zgjedhore janë shumë larg standardeve të pranuara ndërkombëtare gjë që se bashku me datën e papërshtatshme në mesin e dimrit siç shprehen në letrën e tyre kongresmenët përbëjnë një rrezik serioz për zgjedhjet.

Paralajmërime të tilla nga SHBA dhe Bashkimi Evropian për domosdoshmërinë e reformës zgjedhore janë bërë në vazhdimësi po kanë hasur në veshë të shurdhër të mazhorancës aktuale që është përgjegjese kryesore për këtë reformë.

është tepër i rënde fakti që edhe në këtë moment të integrimit të Shqipërisë në strukturat Euro-Atlantike janë partnerët tanë ndërkombëtarë të cilët i bien këmbanave të alarmit për cështje thelbësore të demokracisë në vendin tonë sic është cështja e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Vlerësojmë se Mazhoranca ka treguar papergjegjshmëri ndaj pasojave të rënda që sjell një proces zgjedhor problematik e i kontestueshëm – për stabilitetin e vendit ecurinë e metejshme të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE-në për integrimin tonë në NATO por edhe më tej për klimën e sigurisë dhe stabilitetit në momentet e përcaktimit të statusit përfundimtar të Kosovës.

Ndaj në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim shpreh qëndrimin se Reforma Zgjedhore duhet të realizohet si domosdoshmëri për të siguruar standartet e nevojshme të zgjedhjeve dhe ecurinë e mëtejshme të vendit në procesin e integrimit..

I bëjmë thirrje Presidentit të Republikës të reflektojë mbi domosdoshmërinë e realizimit të këtyre standarteve përpara dekretimit të datës së zgjedhjeve.

0x323030362d31312d3233 15:2)”