14 Feb Deklarate per shtyp mbajtur nga sekretari nderkombetar i LSI Z. Edmond Haxhinasto
” Deklarate per shtyp mbajtur nga sekretari nderkombetar i LSI Z. Edmond Haxhinasto Ne emer te Levizjes Socialiste per Integrim deshiroj te pershendes deklarimin e sotem te Komisionerit Evropian per Zgjerimin zotin Oli Rehn ne lidhje me domosdoshmerine qe “zgjedhjet e ardhshme te mbahen në pajtim me standardet ndërkombëtare”.
Nje deklarim i tille i perseritur nga perfaqesuesi i larte i BE-se sot ka nje rendesi te veçante kur KOHA po kalon me shpejtesi dhe nuk po shenohet asnje perparim ne sigurimin e standarteve minimale per zgjedhjet e ardhshme.
Perveçse nje deklarim i qendrimit te BE-se ky eshte nje paralajmerim per pasojat e renda qe mund te kete deshtimi ne realizimin e nje procesi zgjedhjor sipas standarteve te pranuara nderkombetare per vete marredhenien e Shqiperise me partnerin tone me te rendesishem dhe per ecurine e metejshme te integrimit.
Perseris qendrimin e LSI se realizimi i standarteve eshte çeshtja thelbesore per zhvillimin normal te zgjedhjeve te ardhshme vendore. Ndersa data eshte nje derivat i normalitetit te realizimit te standarteve.
Iniciativa e LSI-se keto dy ditet e fundit ne kontakte me mazhorancen ka per qellim gjetjen e nje zgjidhjeje te pergjegjeshme per evitimin e thellimit te krizes politike ne vend dhe te pasojave te mundeshme negative te cenimit te procesit integrues te Shqiperise.
0x323030362d31322d3139 12:33)”