Deklarate per shtyp Mbajtur nga Sekretari Nderkombetar i LSI

Deklarate per shtyp Mbajtur nga Sekretari Nderkombetar i LSI

” Deklarate per shtyp Mbajtur nga Sekretari Nderkombetar i LSI Edmond Haxhinasto Deshiroj te pershendes angazhimin ne Samitin e Riges te Aleances se Atlantikut Verior te vendeve te saj anetare dhe vecanerisht te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Presidentit Bush per anetaresimin e Shqiperise ne Samitin e ardhshem te NATO-s ne vitin 2008.

Vleresoj se kjo eshte nje mundesi reale per vendin tone per te realizuar objektivin tone strategjik t’u bere anetare e plote e Aleances nderkohe qe kontributi yne ka ardhur gjithnje ne rritje si per paqen dhe sigurine ne rajon ashtu edhe ne perballimin e sfidave te medha globale si lufta kunder terrorizmit.

Por nje qendrim i tille i NATO-s eshte para se gjithash nje pergjegjesi e jashtezakonshme e qeverisjes aktuale per te realizuar ato reforma qe edhe Samiti i Riges i theksoi ne menyre te veçante: konkretisht ne drejtim te luftes kunder krimit e korrupsionit forcimit te sistemit gjyqesor dhe institucioneve demokratike.

Perserisim edhe nje here se zgjedhjet e ardhshme do te jene nje gure prove dhe percaktuese te ecurise se procesit te integrimit te vendit ne NATO dhe realizimi i tyre sipas standarteve nderkombetarisht te pranuara eshte nje detyrim kombetar.

Deshiroj te pershendes gjithashtu deklarimet e Samitit per te mbeshtetur aktivitetin e Krye-negociatorit Ahtisari per percaktimin e statusit perfundimtar te Kosoves dhe per te arritur nje zgjidhje qe do te ishte e pranueshme per popullin e Kosoves.

++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++

Pyetje/ Cili eshte komenti juaj ne lidhje me skandalin e fundit te evidentuar nga media lidhur me nje deklarate te ish-Presidentit malazez Bullatoviç qe Serbia eshte furnizuar me nafte nga Shqiperia ne kohen kur Kombet e Bashkuara kishin vendosur embargo ndaj Serbise?

Haxhinasto: Komision parlamentar hetimor per Berishen

Kjo eshte nje ngjarje teper e rende e cila ka nevoje te hetohet. LSI dhe aleatet e saj jane duke shqyrtuar mundesine qe ky hetim te realizohet me pergjegjesi maksimale. Besoj se se shpejti do te kerkohet ngritja e nje komisioni hetimor parlamentar per Presidentin e asaj kohe Berisha per kete ceshtje.

Cfare mund te na thoni per vendimin e qeverise Greke per legalizimin e 180 mije emigranteve?

E pershendesim kete mundesi qe u krijohet shqiptareve qe jetojne ne menyre te paligjshme atje.  Eshte e rendesishme qe ky proces te realizohet brenda gjithe standarteve te legjislacionit nderkombetar per procese te tilla. Procesi duhet te monitorohet me kujdes nga qeveria shqiptare.

0x323030362d31312d3330 15:43)”