14 Feb Deklarate per shtyp Mbajtur nga Sekretari i Pergjithshem i LSI
” Deklarate per shtyp Mbajtur nga Sekretari i Pergjithshem i LSI z.Petrit Vasili LSI eshte thellesisht e shqetesuar per situaten kritike te krijuar si kurre me pare ne pergatitjen e procesit te zgjedhjeve te ardhshme per pushtetin vendor.
LSI vlereson se
1.Bllokimi total i komisionit te reformes zgjedhore.
2.Mosrealizimi i ndryshimeve te detyruara ne kodin zgjedhor ne perputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR.
3.Asgjesimi politik i marreveshjes se 30 Gushtit nepermjet bllokimit te plote te realizimit konkret te cdo pike te saj.
4.Deshtimi i plote i procesit te eliminimit te regjistrit te perkohshem te zgjedhjeve.
5.Mosshpallja e listave te votuesve duke shkelur e neperkembur cdo afat detyrues ligjor per kete elemnt kyc te procesit.
6.Refuzimi i miratimit te certifikatave te posacme per zgjedhjet si dhe mosaplikimi i bojes se dukshme per per votuesit.
E bejne kerkesen e maxhorances per mbajtjen e zgjedhjeve brenda afateve kushtetuese thjesht dhe vetem nje pretendim demagogjik antikushtetues sepse dhunon hapur te drejten kushteuese te qyetareve per te votuar dhe qe vota e tyre te mos vidhet e tjetersohet.
Veprimi politik i maxhorances dhe mentalieti manipulator i saj e ka futur procesin e pergaditjes se zgjedhjeve ne nje udhekryq shume te rrezikshem per stabilitetin politik dhe ekonomik te vendit e te demokracise ne Shqiperi si dhe ka perkeqsuar dukshem imazhin e vendit ne skenen nderkombetare.
Ne kushtet qe maxhoranca qe eshte ideuse dhe zbatuese direkte e gjashte atentateve te mesiperme ndaj procesit zgjedhor te lire dhe te ndershem ne Shqiperi behet praktikisht thuajse e pamundur per opoziten qe te ajo te marre pjese ne nje proces te tille zgjedhor te manipuluar dhe te deformuar.
0x323030362d31302d3236 14:10)”