Deklarate per shtyp Mbajtur nga Sekretari i Pergjithshem i LSI Petrit Vasili

Deklarate per shtyp Mbajtur nga Sekretari i Pergjithshem i LSI Petrit Vasili

” Deklarate per shtyp Mbajtur nga Sekretari i Pergjithshem i LSI Petrit Vasili Ngjarja e fundit e dhënies së ambienteve të spitalit ushtarak privatëve për të ushtruar aktivitetin e tyre brënda strukturave shtetërore është një ngjarje shumë e rëndë dhe pa precedent në historinë e sistemit shëndetësor shqipatar pjesë dinjitoze ka qënë dhe është spitali ushtarak dhe stafi i shkëlqyer profesionist i tij.

Megjithëse përherë të parë vendi ka një kryeministër mjek po për herë të parë konstaohet se shërbimi shëndetësor po provon në kurriz veprime flagrante të tilla.

Është e pa imagjinueshme që Berisha kryeministri mjek i cili për një mijë arsye ka hyrë e dalë qindra herë në këtë spital ku beteja për jetën është e përditshme dhe ku funksionon qëndra kombëtar e traumës dhe ku spitali ushtarak ka edhe statusin e spitalit universitar në vend që të mendonte e investonte gjithshka për ndryshimin rrënjësor të infrastrukturës së këtij spitali me rëndësi strategjike për problematikën shëndetsore të vendit darovit privatët me të .

E gjithë ngjarja tregon qartë se kapja e shtetitintersat e vogla dhe meskine korruptive të cilat kishin kursyer shëndetësinë e shndërruan edhe këtë të fundit në një viktimë shëmbullore dhe që flet vetë.

Kuptohet qartë se hipokrizia politike për gjoja luftën ndaj konkfliktit të intersave në shëndetsi ishte thjesht dhe vetëm një farse dhe ngjarja e spitalit ushtark e provon qartë këtë.

Përgjigja e vetme ndaj kësaj situate më shumë se të turpshme është ndërhyrja e menjehërshme e kryeministrit Berisha për anullimin e kësaj inisiative si dhe kërkimi i ndjesës publike ndaj komunitetit të mjekëve të spitalit ushtarak qe pa e tepruar mund të thuhet se kanë bërë mrekullira në kushte tejet të vështira ku ata shërbejnë.

0x323030362d31312d3139 15:1)”