Deklarate per shtyp Mbajtur nga Sekretari i Pergjithshem i LSI

Deklarate per shtyp Mbajtur nga Sekretari i Pergjithshem i LSI

Deklarate per shtyp Mbajtur nga Sekretari i Pergjithshem i LSI z.Petrit Vasili Ngjarjet dhe konflikti i vazhdueshëm i Ministrisë së Shëndetësisë me stafin e shefave të shërbimeve të QSUT-së ka qenë një shqetësim i thellë dhe i vazhdueshëm e që ka krijuar një klimë mosbesimi reciprok që sigurisht ka pasur reflektime në nivelin e shërbimit të ofruar ndaj pacientëve dhe krijimin e një ndjenje të vazhdueshme pasigurie.

Është shqetësuese krijimi dhe funksionimi i dy standarteve dhe penalizimi për hir të tyre i shefave të klinikave. Pretendimi dhe analogjitë me shëndetësitë e vendeve shumë të përparuara të europes eshte vetem nje alibi per te justifikuar qendrimin e njeanshem dhe penalizues ndaj tyre.

 

Miratimi i njeanshem i statutit te QSUT-se pa pjesmarrjen e shefave te sherbimit qe perbejne njekohesisht nje pjese te rendesishme te elites mjeksore eshte nje ngjarje teper e rende dhe politika perjashtuese e ministries se shendetsise ne kete drejtim perben nje precedent te rrezikshem te moskomunikimit te ekzekutivit mjeksor me eliten universitare duke beje te lulezoje nje qendrim i dukshem klientelist me pasoja shume te renda.

Stafi universtar ne pergjithesi dhe ai i shefave te klinikave ne vecanti duhet te bjene pjesemarres active ne vendimrrjen ne shendetesi dhe cdo qendrim i tipit autoriatrist kercenues dhe perjashtues do te jete pa efekt ose me keq akoma do te kete efekt te demshem mbi sherbimin qe i ofrohet pacientit qe do te vuaje pasojat.

 

Rishikimi i menjehershem i qendrimit ne raportet me shefat e klinikave dhe krijimi i nje standarti unik per te gjithe eshte imperative. Ministria e shendetsise ka per detyre te persose mekanizmat e vendosjes se disiplines teknike dhe shkencore ne pune dhe jo te zevendesoje ato me urdhera te njeanshem dhe arbitrare.

Gjithashtu duhet te intensifikohet e persoset niveli i klinikave privatekontrolli i cilesise mjeksore te sherbimit ndaj pacientit.  0x323030362d30392d3031 14:33)