Deklarate per Shtyp mbajtur nga Prof. Dr Sabit Brokaj

Deklarate per Shtyp mbajtur nga Prof. Dr Sabit Brokaj

” Deklarate per Shtyp mbajtur nga Prof. Dr Sabit Brokaj Lëvizja Socialiste për Integrim sic dihet qysh në shtator të vitit të kaluar pra menjëhere pas zgjedhjeve të 3 Korrikut ka ngritur me shqetësim dhe përgjegjshmëri problemin e Reformes Zgjedhore.

Për këtë arsye ajo ka shpërndare një platforme për të gjitha partite dhe realizoi një takim edhe me Kryeministrin Sali Berisha i cili u angazhua publikisht për plotësimin e standartëve të zgjedhjeve. Për këtë arsye LSI gjatë kësaj periudhe në çdo seancë plenare në Parlament ka ngritur me shqetësim këtë proplem ku kryefjale e politikës sonë gjatë gjithë këtij viti ka qënë dhe do të jetë Reforma Zgjedhore dhe kryerja e proceseve zgjedhore të ndershme dhe të rregullta  brenda standarteve normale Evropiane.

Por pavarsisht angazhimeve të jashtëzakonshme publike që bëri Z. Berisha Shqipëria tashmë rrezikon të futet në zgjedhje pa plotësuar standartet e duhura duke cënuar rëndë stabilitetin sigurinë dhe aspiratat e saj për integrim.

Gjendja nuk lëvizi edhe  pas kërkesës së BE-së që para se Presidenti të dekretoje datën e zgjedhjeve të plotësohen standartet e duhura për të zhvilluar këto zgjedhje.

Shqetësimi arrin deri tek Presidenti Bush nëpërmjet letrës së kongresmenëve amerikan dhe së fundi edhe nga raporti i ODIHR ku nëpërmjet mënyrave analitike trajtohen thuajse të gjitha shqetësimet dhe kërkesat e opozitës për zgjedhjet vendore.

LSI kërkon si edhe më parë plotësimin e disa kërkesave:

Në mënyrë të veçant plotësimin e gjithë zgjedhësëve me dokumenta indetifikimi ose me certifikata të pa falsifikueshme.

Afishimin e listave përfundimtare

Indetifikimin e votuesëve me bojë të dukshme.

dhe

Plotësimin urgjent të KQZ dhe KQZV me anëtarët e komisionit

0x323030362d31312d3235 15:10)”