DEKLARATE PER SHTYP Mbajtur nga Nenkryetarja e LSI

DEKLARATE PER SHTYP Mbajtur nga Nenkryetarja e LSI

DEKLARATE PER SHTYP Mbajtur nga Nenkryetarja e LSI znj.Filloreta Kodra LSI eshte e preokupuar seriozisht nga njoftimet e shumta te medias mbi mbylljen e nje numri te konsiderueshem biznesesh dhe largimin e kompanive prodhuese per shkak te situates alarmante energjitike qe po precipiton me shpejtesi drejt nje emergjence ekonomike te vertete.
Mbyllja e puseve te naftes nga mungesa e energjise elektrike te ndermarrjes ALBPETROL te Fabrikes se kepuceve ne Gjirokaster te disa firmave ne Korçe etj. ka nxjerre ne rruge mijera punetore.
 
Konstatohet gjithashtu nje bllokim i plote i komunikimit dhe mungese transparence te qeverise me komunitetin e biznesit dhe publikun e gjere.
Nuk ka asnje informacion mbi qindra biznese te mbyllura sidomos te biznesit te vogel dhe te mesem te cilet shoqerohen me humbjen e vendeve te punes nga mijera familje shqiptare duke thelluar me tej varferine ne kete pragdimri te veshtire.
 
Duke analizuar me pergjegjesi profesionale e politike pasojat alarmante te krizes energjitike mbi aktivitetin e bizneseve ne Shqiperi LSI ka vendosur te filloje nje komunikim te perditshem me komunitetin e biznesit duke u informuar mbi situaten dhe shqetesimet me te cilat ky komunitet perballet cdo dite.
 
Ne funksion te ketij komunikimi LSI ka vene ne dispozicion numrin e tel.04 272 818 si dhe kontaktin on-line nepermjet faqes se saj te internetit www.lsi-al.org per nje informim dhe komunikim te drejtperdrejte e intensiv me te gjithe komunitetin e biznesit.    
 
LSI ka angazhuar ekspertizen e saj profesionale per hartimin e strategjise per nxjerrjen e vendit nga emergjenca ekonomike dhe eshte e gatshme te propozoje masa konkrete per kompensimin e demeve te medha ekonomike qe ka pesuar e peson biznesi. 0x323030352d31312d3234 21:31)