13 Feb DEKLARATE PER SHTYP Mbajtur nga N/kryetarja e LSI
” DEKLARATE PER SHTYP Mbajtur nga N/kryetarja e LSI znj. Filloreta Kodra Nuk eshte e nevojeshme te presim perfundimin e 100 diteve per te kuptuar te gjithe deshtimin serioz dhe te gjithanshem te qeverise “Berisha”
Mjafton te permendim konfirmimin e institucioneve nderkombetare qe vetem per shkak te keqmenaxhimit te qeverisjes gjate tre muajve te fundit pritet renie e ritmeve te zhvillimit me 5 per qind edhe gjate vitit te ardhshem. Per kete jane korigjuar edhe treguesit makroekonomike e te zhvillimit.
Edhe buxheti i vitit qe vjen jo vetem qe eshte larg premtimeve per rritjen prej 20 per qind te pensioneve e pagave por ka parashikuar edhe masa qe rendojne peshen e krizes mbi shtresat me te varfra;
permendim vendosjen e tatimit mbi te ardhurat edhe mbi pagat e kufirit te varferise sic jane pagat minimale
Buxheti i shtetit jo vetem qe po paraqitet me vonese por as nuk eshte bere ndonje tentative per ta konsultuar me partneret sociale duke injoruar ne kete menyre jo vetem sindiatat e punemarresve por edhe perfaqesuesit e biznesit e dhomen e tregtise per te cilet u premtua mbeshtetje e vecante.
Ku eshte transparenca kaq shume e premtuar e kesaj qeverie?
Ku eshte politika lehtesuese fiskale per biznesin e vogel kaq e trumbetuar gjate fushates elektorale?
Nuk e dinte qeveria se FMN ka tregues e objektiva per te cilat jane nenshkruar mareveshje dhe shkelja e te cilave ndikon ne besueshmerine e qeverise e te shtetit?
Eshte demagogji thenia se pas 6 muajve do te shikojme ecurine dhe do te permiresojme shifrat rishikimi 6-mujor eshte nje proces monitorimi i vazhdueshem per objektivat e parashikuara e jo per ndryshimin e tyre dhe kete gje e dine te gjithe speialistet e fushes se ekonomise qe merren me keto ceshtje.
Mbledhja me force e ne menyre represive e tatimeve pasoje e borxhit te akumuluar nga vitet e kaluara mund te kete rritur arketimet ne buxhetin e shtetit qe po deklarohet me force te madhe por kjo nuk eshte garanci per nje rritje te qendrueshme dhe baze per percaktimin e treguesve te zhvillimit.
100 ditet e para te kesaj qeverisje deshmojne per mungese vizioni dhe paaftesi ne drejtimin e vendit.
Deshmojne se nuk mund te kete qeverisje demokratike pa patur liri demokratike e respektim te vullnetit e votes se qytetareve.
0x323030352d31312d3232 21:22)”